Parate e kompensimit financiar per ish-pronaret ndahen me 25 dhjetor
Brenda dates 25 dhjetor do te merret vendimi perfundimtar ne lidhje me kompensimin e 300 ish-pronareve qe fituar kete vit nga fondi financiar prej 5 milione dollaresh. Ministria e Drejtesise ka marre ne dorezim listen e detajuar si dhe koston qe eshte miratuar dhe po ne kete date pritet qe te ndahet edhe fondi. Besnik Maho, drejtor i Agjencise se Pronave, tha dje se e gjithe lista eshte drejtuar ne Ministrise e Drejtesise dhe brenda pak diteve ish-pronaret perfitues mund te shkojne prane sportelit te bankes per te terhequr parate. Ky eshte edhe kompensimi financiar per kete vit. Nderkohe, per te ardhmen fondet per kompensimin financiar te mundshem per ish-pronaret do te perfitohen ne dy menyra, nepermjet buxhetit dhe pagesave qe do te vijne nga tarifat e legalizimit. Duke pasur parasysh se tarifa e legalizimit jane simbolike dhe se buxheti i shteti eshte i varfer, ish-pronaret jane bere te ndergjegjshem se kompensimi fizik do te jete e vetmja menyre, e cila mund te zgjidhet kjo çeshtje. Tarifa e sherbimeve qe do te duhet te paguajne qytetaret e interesuar per legalizimin e objektit te tyre varion nga 1000 deri ne 3000 leke. Gjithsesi, tarifa e sakte e sherbimit qe do te duhet te paguaje nje qytetar do te percaktohet nga keshillat bashkiake apo te komunave. Tarifa e sherbimeve eshte nje vlere simbolike qe paguhet per te gjithe punen e kryer nga administrata e Agjencise se Legalizimeve per arritjen e legalizimit te objektit te ndertuar pa leje. Perfitimi i parave nga procesi i legalizimit te zonave informale do te kene nje formule e re te percaktuar me vendim te ri te Keshillit te Ministrave. Te gjitha te ardhurat nga procesi i legalizimit nuk do te preken dhe 80 per qind e tyre do te shkojne per kompensimin e pronareve te ligjshem, ndersa 20 per qind shkojne per urbanizimin e zonave informale. Nderkohe, gjate procesit te legalizimit do te mblidhet edhe disa lloj taksash si tarifa e takses se ndikimit per infrastrukture, qe do te shkoje per procesin e urbanizimit, dhe te gjitha taksat e tjera qe vilen si rezultat i mosdeklarimeve te vete deklarimit ne kohen e duhur sikur dhe tarifa e sherbimit qe eshte ne vleren minimale, dhe do te shkojne per te perballuar procesin. Ligji ka percaktuar nje sistem te menyres se vjeljes se te ardhurave te deklaruara, por edhe nje sistem te shperndarjes se ketyre te ardhurave.
20 Dhjetor 2007