E Diel, 1 Nëntor 2026

“Opozita Shqiptare të mos bllokojë tre ligjet e Integrimit – të përshpejtohet dhënia e statusit”

11-02-2013 / Gazeta 55

Rezoluta e Forumit Rinor të Partive Popullore Europiane

Forumi rinor i Partive Popullore Europiane miratoi në Tiranë një rezolutë në mbështetje të statusit të Shqipërisë si vend kandidat në Bashkimin Europian.
Në rezolutë i behët thirrje Partisë Socialiste të votojë tre ligjet në Parlament dhe të mos bllokojë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.  Dokumenti i miratuar në unanimitet nga të rinjtë europianë i bën thirrje edhe Komisionit Europian të vazhdojë mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE, duke theksuar se statusi i vendit kandidat është thelbësor për të ardhmen e qytetarëve shqiptarë dhe veçanërisht për të rinjtë e këtij vendi. Vetë Kryeministri Berisha në faqen e tij zyrtare në “Facebook” bëri me dije “kjo ishte java europiane dhe botërore e të rinjve të PD. 
Ata kishin si mysafirë të rinjtë nga 100 partitë YIDU nga mbarë bota dhe të rinjtë të 70 partive simotra, anëtare të EPP-së, të cilët po zhvillojnë një aktivitet në Tiranë, si mbështetje para-elektorale për Forumin Rinor dhe PD”.
Në takimin me Kryeministrin Berisha përfaqësuesit e forumeve rinore të Partive Popullore Europiane vlerësuan shumë ndryshimin e madh të Shqipërisë nga reformat e thella, e të suksesshme të qeverisë dhe njëkohësisht shprehën habinë e tyre për bllokimin e tre ligjeve nga opozita, si një rast unik në historinë e integrimit në BE, të vendeve ish-komuniste.
“Zoti Kryeministër, si të pranishëm këtu edhe disa vite më parë, një nga përfundimet ishte që prospekti i zgjerimit të  BE-së ishte një force shtytëse për reformat këtu në Shqipëri. Ne e dimë që ka tre ligje, të cilat janë të nevojshme për të marrë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Ne jemi këtu për t’i thënë opozitës Shqiptare te mos i bllokoje këto 3 ligje. Sepse ne mendojmë se hyrja në Bashkimin Evropian dhe statusi i vendit kandidat nuk kanë të bëjnë  vetëm me interesin e qeverisë apo opozitës, por është mbi te gjitha në interesin e të gjithë shqiptarëve. Ne u kënaqëm kur pamë që rinia ishte një nga forcat kryesore përsa i përket zhvillimeve dhe politikave ekonomike. Dhe do të doja të nënvizoja punën që ka bërë kryetari i FRPD Gerti Bogdani në jetën politike të Shqipërisë dhe të doja ta vlerësoja si një anëtar i denjë i familjes së madhe të YEPP-it. Do të doja t’ju përgëzoja për të gjitha arritjet që keni pasur deri tani dhe t’ju uroja sukses të madh në zgjedhjet e ardhshme!”, u shpreh në fjalën e tij, Csaba Domotor, President i YEPP.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›