Katër në pranga për vepra të ndryshme penale
DURRËS Policia e Durrësit gjatë 24 orëve të fundit ka vënë në pranga 4 persona të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu, ishte shpallur në kërkim Liridon Kapiti, 20 vjeç, banues në Qerret Durrës, pasi ai kishte marrë masën e sigurisë “arrest në burg” për vjedhje me armë në bashkëpunim, e kryer kjo në mars të këtij viti në lagjen nr.11 Durrës. 35-vjeçari Fatbardh Karaj dhe 25-vjeçari Fatjon Vrioni ishin shpallur në kërkim për prishjes së rendit e qetësisë publike dhe mbajtjes pa leje të armëve. Ndërsa në lagjen nr.11 të qytetit u kap shtetasi në kërkim A.K., 50 vjeç, banues në Tiranë. 50-vjeçari është shpallur në kërkim si i larguar nga banesa, nga Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë me datë 06.09.2011. Për veprime të mëtejshme është njoftuar Komisariati i Policisë nr.1 Tiranë, njëkohësisht që për tre shtetasit e tjerë materialet i janë përcjellë Prokurorisë.