Opozita, akuza se shkarkohen eksperte kontribuues ne NATO
Selia roze akuzon mazhorancen se po shkarkon per motive politike nga puna, eksperte nga administrata shteterore qe kane kontribuar ne anetaresimin ne NATO. "Megjithate perpjekjet e perfaqesuesve te mazhorances, per ta privatizuar kete eveniment nga me te rendesishmit per qytetaret e Shqiperise, e verteta eshte se nje gje e tille permban ne thelb kontributin e te gjithe shqiptareve, e pa dyshim edhe te opozites se sotme", tha deputeti socialist, Pirro Lutaj. Megjithate, sipas tij, PS nuk mund te rrije pa vene ne dukje anarshine totale qe ka perfshire administraten shteterore nepermjet largimeve nga puna, te motivuara vetem politikisht per te gjithe specialistet dhe ekspertet, qe me se shumti kane kontribuar per kete proces.
"Kjo ka bere qe qeveritaret tane, te mos e fshehin dot uljen e profesionalizmit ne punen e Policise se Shtetit dhe rritjen alarmante te treguesve te krimit ne Shqiperi", vijoi ai. Nderkohe ministri Nishani tha se "ne radhet e Policise se Shtetit dhe Gardes se Republikes, nuk ka me trafikante droge, trafikante femrash dhe persona te cilet ndaloheshin ne pikat e kalimit kufitar te vendeve te BE-se, me pasaporta te falsifikuara". Ministri i Brendshem deklaroi se, Garda e Republikes apo Policia e Shtetit jane institucione te konsoliduara, qe funksionojne vetem mbi baza ligjore dhe parimet e shtetit te se drejtes.