E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita, bojkot ndaj çdo ligji



Deputetët e opozitës bojkotuan dje votimin e projektligjeve në seancë plenare. Në momentin e votimit të tyre, deputetët e opozitës kanë lënë sallën duke qëndruar jashtë saj. Pavarësisht se u debatua për të gjitha projektligjet që ishin në seancë për t’u votuar, opozita nuk preferoi që të votojë ndaj tyre. Deputetët e PS bojkotuan edhe votimin ndaj kandidaturës së Vexhi Muçmatës për në Gjykatën e Lartë si dhe 9 projektligje të tjera. Partia Socialiste vijon t’i qëndrojë vendimit të Grupit Parlamentar për të bojkotuar çdo proces votimi në Kuvend, deri në zgjidhjen përfundimtare të krizës politike. Sipas këtij vendimi, deputetët e PS-së do të jenë prezentë në sallë, por më pas do të largohen në shenjë proteste në momentin e votimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›