E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvillimet në Kuvend, Arvizu: Kortezia s’lëndon askënd, Sequi: Duhet dialog për BE-në

TIRANE- Ambasadori në ikje i SHBA-së, Aleksandër Arvizu, i cili bashkë me drejtues të institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri ndoqi në sallën e Kuvendit prezantimin e programit të qeverisë ‘Rama’, në një prononcim për gazetarët pas mbylljes së seancës u tregua i kujdesshëm sa i takon bojkotit të opozitës dhe zhvillimeve në sallë.

Duke theksuar se dëgjoi fjalën e Ramës për të cilën të gjithë ishin të pranishëm, ai shtoi se kortezia nuk do të lëndonte askënd, duke iu referuar largimit të deputetëve opozitarë nga salla. “Ne dëgjuam programi e qeverisë. Nuk mendoj se kortezia do të lëndonte askënd”, tha Arvizu.

Ambasadori Ettore Sequi nga ana e tij i rikujtoi mazhorancës dhe opozitës që duhet dialog për integrimin në BE. “Doja të theksoj se pika e parë e programit të qeverisë së re ka të bëjë me integrimin në BE, dhe kishte një fjali të cilën e kam mbajtur shënim dhe do doja ta theksoja: integrimi evropian është një objektiv kombëtar dhe i shërben demokratizimit të shoqërisë shqiptare në bazë të vlerave të BE. Është e rëndësishme që është nënvizuar si prioritet i qeverisë. Ne e dimë se shumica e shqiptarëve janë dakort që Shqipëria të shkojë drejt BE, dhe kjo kërkon gjithëpërfshirje dhe bashkëpunim. Është e qartë se parlamenti ka një rol të vecantë në këtë cështje. Një arenë duhet të jetë e gjallë, por e rëndësishme të ketë dialog. Jam i sigurt se secili do të kontribuojë për këtë dialog për të ecur para”,
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›