E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita braktis komisionin e Veprimtarisë Prodhuese

Opozita braktis komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ku po diskutoheshin ndryshimet në projektligjin për privatizimin e Albpetrolit.

Sipas deputetit të PS-së Eduard Shalsi ndryshimet që ishin paraqitur nuk ishin të qarta dhe për këtë u kërkua të shtyhej diskutimi ndërkohë që sipas mazhorancës kjo seancë ishte thjesht për prezantim të projektligjit.
 

I ftuar në këtë komision zv.ministri Eno Bozdo shpjegoi ndryshimet që kërkoheshin në projektligj. Sipas Bozdos me këto rregullime në ligj synohet rritja e transparencës dhe krijimi i strategjive për investim.
 

Procesi i privatizimeve në Shqipëri ka hasur shpesh në debate të ashpra politike mes pozitës dhe opozitës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›