Kadilli: Rama të pendohet dhe të shkëputet nga e kaluara

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklarat e kreut të opozitës Edi Rama për 21-vjetorin e rënies së bustit t ëish-diktatorit Enver Hoxha. Në një konferencë për shtyp deputeti democrat Fatbardh Kadilli theksoi se për shqiptaret 20 shkurti është dita e demokracisë, dhe e fitores mbi diktaturën ndërsa për Ramën është rasti i pendesës.
“Për Edvin Ramën kjo ditë do të ishte rasti i pendesës, do të ishte mundësia për t`i kërkuar falje shqiptarëve. Shqiptarët ia bëjnë ketë apel Ramës që të shkëputet nga e kaluara, të distancohet nga krimet mizore të bllokut” ka shtuar Kadilli.
Sipas tij Rama duhet të kërkojë falje për varjen e poetit Avzi Nela, që e dënoi Fehmi Abdiu dhe e firmosi Kristaq Rama.
“Kjo ditë është një rast tjetër i humbur për zotin Rama për të kërkuar falje. Sot kur shqiptarët i kërkojnë që të pendohet, sot ai përditë e me shumë po mbledh rreth vetes persekutorët e diktaturës” ka shtuar më tej Kadilli.