Berisha: Ne përballuam dëborën, Rama bëri ciu-ciu
Sali Berisha edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka sulmuar përsëri kryetarin e opozitës Edi Rama. Këtë herë duke folur për situatën e krijuar nga reshjet e dëborës, ai tha se institucionet reaguan me seriozitet ndërsa lideri i opozitës shkruante në profilin e tij në rrjetin social.
Ky dimër i veçantë për këtë gjysmë shekullin e fundit testojë funksionimin e institucioneve dhe administratë shtetërore. Testi i kapërcye me seriozitet të madh, tha Berisha. Të bësh pesë herë në ditë ciu-ciu dhe të shkosh të prekësh me dorë ata njerëz është gjë tjetër, shtoi ai duke shënjestruar kreun e opozitës.
Berisha u shpreh se Rama kishte dhënë urdhër deputetëve që të mos vizionin zonat e prekura. Shpreh dhimbjen time që në disa qarqe më raportuan se asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk i kishte vizituar. I garantoj qytetarët shqiptarë se kjo ka ndodhur mbi bazën e një urdhri absurd të dhënë nga kryetari i tyre dhe jo se nuk kanë dashur të vizitojnë zonat në vështirësi, tha kreu i PD-së.