E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Benjamin: NDI me projekte për Shqipërinë

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Drejtorin Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Kombëtar, Robert D. Benjamin
 

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha e falënderoi zoti Benjamin për bashkëpunimin e shkëlqyer të ndërtuar gjatë këtyre 20 viteve të fundit me NDI, si dhe për mbështetjen që ky institucion i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe, në përpjekjet e saj për konsolidimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe një shoqërie të lirë e të hapur, bazuar mbi tregun e lirë.
Nga ana e tij Benjamin, pasi e falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen, i përcolli atij përshëndetjet më të përzemërta të Presidentit të NDI, zotit Kenneth Ëollack, të ish Sekretares së Shtetit Madeleine Albright, si dhe të guvernatorit Hoëard Dean. Më tej, ai e falënderoi Kryeministrin për mbështetjen që ai dhe qeveria shqiptare i kanë dhënë bashkëpunimit me Institutin Demokratik Kombëtar, gjatë gjithë kësaj periudhe.
 

Gjatë takimit u ritheksua vullneti për të vijuar këtë bashkëpunim të suksesshëm edhe në të ardhmen dhe Benjamin e informoi Kryeministrin Berisha për projektet në të cilat është përfshirë NDI në Shqipëri, siç është ai i promovimit të mëtejshëm të barazisë gjinore, apo përmirësimit të kuadrit ligjor, të lidhur me reformën zgjedhore, etj. Zoti Benjamin i shprehu Kryeministrit Berisha mirënjohjen e tij dhe të NDI për kontributin e jashtëzakonshëm të Kryeministrit, në veçanti, për sa i përket promovimit të barazisë gjinore në të gjitha aspektet e jetës në vend, në promovimin e grave dhe vajzave, por edhe brezit të ri në politikë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›