E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita dhe mazhoranca të votojnë së bashku detyrimet

13-10-2012 / Gazeta 55

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu

Partia Republikane ka përshëndetur vendimin e Komisionit Evropian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat në BE. Kreu i PR-së, Fatmir Mediu deklaroi se në këtë moment të rëndësishëm për fatet e integrimit, mazhoranca dhe opozita duhet të votojë detyrimet e mbetura.
“Në këtë mandat, pas liberalizimit të vizave, ky është një sukses i madh për të gjithë ne dhe moment i reflektimit të përbashkët të gjithë politikës, sidomos për të përmbushur 3 detyrimet e mbetura, të cilat kërkojnë që opozita të votojë bashkë me mazhorancën ligjet përkatëse”, u shpreh Mediu.
Ai theksoi se “Komisioni Evropian ka marrë një vendim historik për shqiptarët, duke hapur rrugën për marrjen e statusit të vendit kandidat për Bashkimin Evropian. Ky është një moment krenarie legjitime për të gjithë shqiptarët, për mua si qytetar i këtij vendi, kryetar i Partisë Republikane, deputet i kuvendit të Shqipërisë dhe Ministër i Mjedisit”, tha ai.
Duke e konsideruar PR pjesë të kontributit në këtë proces, Mediu theksoi se “ky vendim është fryt i punës së shqiptarëve, reformave të qeverisë”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›