“Qeveria të na ndërtojë dhe prita për Drinin, rrezik në dimër”
10/11/2011 Banorët e komunës Gur i Zi të kënaqur me rrugën e re
SHKODER- Banorët e komunës Gur i Zi të Shkodrës u janë gëzuar investimeve që po bëhen në infrastrukturën e shkatërruar rrugore, por njëkohësisht kanë shprehur shqetësim për devijimin e lumit Drin që po rrezikon jo vetëm tokat e tyre, por edhe banesat. Aktualisht janë drejt fundit punimet për rikonstruksionin e plotë të rrugës së Vukatanës, një investim tepër i rëndësishëm që kap vlerën e rreth 107 milionë lekëve financim i Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës në bashkëpunim me qeverinë shqiptare. Rruga ka një gjatësi prej tre kilometrash dhe është një aks shumë i rëndësishëm për lidhjen e fshatrave Vukatanë dhe Kuç të Gurit të Zi jo vetëm ndërmjet tyre, por edhe me rrugën kryesore Shkodër-Gur i Zi. Por ndërkohë që banorët e komunës Gur i Zi shprehen të kënaqur për rrugën, ata kanë një shqetësim tepër të madh devijimin e rrjedhës së lumit Drin. Banorët e fshatrave Vukatanë e Kuç të komunës Gur i Zi shprehen se rrjedha e lumit Drin ka devijuar për shkak të punimeve që po bëhen në hidrocentralin e Ashtës. Ky devijim ka bërë që lumi të marrë rreth 600 metër tokë të fshatit Vukatanë dhe të rrezikojë fshatin Kuç. Për mënjanimin e dëmeve të mëtejshme të tokës, apo dhe të rrezikut që u kanoset banesave të tyre, banorët e këtyre fshatrave kërkojnë që të ndërtohen sa më shpejt prita, apo argjinatura që do të frenojnë vërshimin e ujërave të lumit Drin, sidomos gjatë reshjeve.