E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita drejt zgjedhjeve lokale me protesta

Vijon ne Jug turi i Edi Rames Largohu Shqiperia kerkon transparence drejtesi zhvillim

Te rrezohet Sali Berisha. Ky eshte qellimi paresor i Partise Socialiste dhe qe po vendoset ne tryezen e dialogut qe kreu i saj Edi Rama po zhvillon me bazen ne kuader te turit Largohu Shqiperia kerkon transparence drejtesi zhvillim. Duke folur dje ne nje takim te zgjeruar me strukturat e PS-se te Sarandes dhe Delvines Rama kerkoi nga te gjithe te pranishmit te shohin si prioritet te angazhimit politik largimin e qeverise aktuale. Perballe kesaj sfide kreu socialist ka kerkuar lenien pas te ferkimeve tradicionale dhe rivalitetit te forte qe po evidentohet mes kandidateve ne funksion te zgjedhjeve lokale te vitit 2011. Ne fakt kjo eshte edhe sfida kryesore e Rames i cili edhe gjate veres ishte deshmitar i nje procesi zgjedhor me shume probleme ne strukturat e partise. Pertej ketij mesazhi qe ka te beje ekskluzivisht me strukturat dhe bazen e saj kreu socialist ka riperseritur apelin e tij per qytetaret dhe opinionin e gjere. Duke folur nga Tepelena dhe Permeti ku ai ndodhej dy dite me pare Edi Rama premtoi nder te tjera vendosjen e drejtesise dhe transparences se plote per te gjitha aferat qe po dalin ne siperfaqe perdite. Ne jemi te vendosur qe mbi te gjithe keto histori te zymta mbi te gjithe keto histori zullumesh dhe perfitimesh te paligjshme te bejme transparence te plote sot dhe neser. Me patjeter te vendosim drejtesi ne kete vend jo thjesht drejtesine ne kuptimin e prokurorise e te gjykatave por drejtesine ne kuptimin e moralit qeverises ne kete vend. Ne kemi nevoje per nje qeveri e cila te administroje punet e vendit me drejtesi e cila te marre vendime te drejta e cila te kete vetedijen se perfaqeson njerezit se perfaqesojne ata qe votojne se perfaqeson qe nga sipermarresit deri tek ata qe jetojne me ndihme ekonomike eshte shprehur Edi Rama. Nje premtim ky shume i madh po te mbahet parasysh konteksti i tranzicionit shqiptar. Ajo qe bie ne sy ne kete tur te ri eshte marrja me nje peshe te re e argumentit ekonomik per te cilin PS ka hedhur ne media informacione alarmante. Papunesia e jashtezakonshme nje borxh publik 100 varferia dhe rritja e cmimeve jane shprehi shqetesuese te nje realiteti qe ne veshtrimin politik e thjeshton problemin endemik te reagimit te munguar qytetar. Si i tille ai vjen sot me nje vlere te re politike qofte edhe ne kuptim te perdorimit si nje karte veprimi e pershtatshme per zgjedhjet qe po afrojne. Varferia qe vjen si pasoje e nje korrupsioni qeveritar vetiu perkufizohet si nje konflikt i vete qeverise me qytetaret ndermjetes i te cileve PS po synon te behet. Protesta mbetet per pasoje rruga me domethenese e reagimit i cili shtron disa sfida qe lidhen me klimen e pergjithshme ne vend. Gjithsesi Rama eshte shfaqur i qarte dhe i prere Ne kemi nje rruge qe kalon permes nje stacioni te pare te pakapercyeshem ndryshe pervecse duke larguar qeverine dhe Sali Berishen. Ne do ti rifillojme protestat tona... Ne duhet te protestojme te protestojme te protestojme te rezistojme te rezistojme te rezistojme sepse ne kemi detyrimin karshi vendit karshi njerezve dhe karshi njeri-tjetrit ta largojme qeverine e Sali Berishes si nje te keqe qe jo vetem nuk po e le Shqiperine te marre fryme sot por i merr atdheut tone edhe frymen qe i duhet per te ardhmen deklaroi Edi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›