E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita e Edi Ramës, ngelëse edhe në sezonin e vjeshtës

21-08-2011 / Gazeta 55

Apeli i ndërkombëtarëve për kapërcimin e ngërçit politik ka hasur në shurdhërinë e kryesocialistit, i cili s’po lë rast pa konfirmuar se do të bëjë ç’të ketë në dorë për të bllokuar marrjen e statusit të kandidatit prej Shqipërisë. Kjo opozitë po shfaqet ngelësh edhe në mundësinë e re për riciklim që po i jep bashkësia ndërkombëtare, prandaj pas sezonit të vjeshtës, për këtë politikë pritet të vijë sezoni i margjinalizimit


Edi Rama është ngelësi më i madh i çdo stine të vitit. Paaftësia e tij, ka bërë që Partia Socialiste të duket gjithnjë e më larg rrymës së dialogut dhe konstruktivitetit politik në parlament, aq sa në ambientet e selisë rozë flitet për shkërmoqje të rëndë partiake, si dhe mos funksionim të forumeve vendimmarrëse. Alarmi vjen në një kohë kur Edi Rama synon të reformojë kursin politik të PS-së, me nisjen e sesionit të ri parlamentar, por punët brenda selisë rozë s’janë ashtu siç Rama i ka lënë para së merrte “malet” dhe të përcillte editorialet me korrespondencë nga larg. PS s’duket e denjë dhe optimale as për t’iu përgjigjur ftesave të mazhorancës për kthimin e saj në rrugën e dialogut dhe përmbushjen e reformave në parlament. Por, situata alarmante shtrihet edhe më tej. Edi Rama s’di t’i përgjigjet edhe ftesës së faktorit ndërkombëtar për uljen e PS-së në tryezën e bashkëpunimit me mazhorancën, me qëllim që t’i paraprijnë reformave të integrimit, kur ndër to një rëndësi të veçantë merr edhe reforma zgjedhore, për zgjedhjet parlamentare të 2013-ës. Ky është dhe një nga rekomandimet e Komisionit Evropian, për çështjen e statusit të vendit kandidat. Situata brenda Partisë Socialiste vlen të trajtohet në disa rrugë analitike, për të arritur në konkluzionin e vërtetësisë së funksionimit të saj dhe ngërçit disa vjeçar që e ka çuar në disbalancë dhe inefeçincë politike. Në rang akademik vjeshta merr kuptimin e periudhës së ri-testimit të studentëve, të cilët s’janë treguar në nivelin e duhur arsimor dhe studimor gjatë gjithë vitit akademik. Por, vjeshta për ta mbetet një shpresë për kalimin e lëndëve si dhe plotësimin e krediteve për të hedhur një shkallë më lart viti universitar. Gjithsesi, “vjeshtja” mbetet si një mundësi e artë për t’i shpëtuar dështimit 1 vjeçar, gjasat janë që nga ri-testimi mbi 80% e të testuarve, t’i përgjigjen pozitivisht. Por kjo nuk vlen për super-dështakun e socialistëve Edi Rama. Edhe ai ka shkuar për vjeshtë, normalisht pa dëshirën e tij, por rrethanat dhe kushtet e stisura e çuan në ri-testimin e aftësive të tij prej lidershipi. Në prag të furtunave dimërore të vjeshtës, Edi Rama pas lakuriqësisë 2 mujore korrik-gusht, del ashtu i “zhveshur” para socialistëve, pa program, pa platformë dhe sigurisht me artin e mashtrimit të mbartur në xhepin e hajdutërisë së idealeve socialiste. Edi Rama vazhdon të përjetojë ekzilin, ndërsa s’guxon t’i afrohet vapës zhuritëse të kryeqytetit, pasi këtu i kërkojnë hesape të tjera, gjë që e çon gjithnjë e më shumë drejt dhimbjeve të acarta të kokës. Paralajmërimet apo më saktë pretendimet e kryesocialistit se, shtatori do jetë një front i ri për “ngjalljen” politike të opozitës dhe aktivizimin e dialogut në parlament (pikëpyetjet janë të mëdha dhe për këtë), janë thjesht një fjalë goje, pasi opozita është në insituatën e paprecedentë të krizës së papërtypshme, e cila ka zënë vend aty, pas humbjes dërrmuese në zgjedhjet vendore të 8 majit. Edi Rama s’është dëgjuar më të flasë për super-fitore, pasi humbja e bashkisë së Tiranës e ka lënë me “gisht në gojë”, por pasojat pritet të jenë edhe më të ashpra, pasi ende s’i është nënshtruar gjyqit publik me socialistët e thjeshtë dhe aleatët politik. Gjithsesi, Rama nuk e kalon “vjeshtën”. Ai do të mbetet mbetës pasi s’plotëson asnjë prej kritereve serioze të lidershipit; “s’ka vullnet për reforma; s’i përgjigjet dot pozitivisht kërkesës së hershme të mazhorancës për Reformën Zgjedhore; refuzon apelin e ndërkombëtarëve për kthimin e PS-së në rrugën e dialogut për reformat dhe kursin e integrimit evropian të Shqipërisë”. Po ashtu, ai pritet të humbë edhe një tjetër test, përsëri në vjeshtë, atë të ballafaqimit me kongresin e socialistëve në 5 nëntor të këtij viti. Gjasat janë që aty të ndodhë përçarja më e madhe mes socialistëve, për shkak të prezantimit të disa platformave për drejtimin e PS-së në mënyrë të moderuar.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›