Opozita pro projektligjit për regjistrimin e pasurive
20/03/2012 Komisioni i Ligjeve,
Partia Socialiste ka dhënë konsensusin e saj në lidhje me propozimet ligjore për ndryshimet në ligjin për regjistrimin e pasurive të paluajtshme. Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e djeshme ligjvënësit kishin të ftuar dhe ministrin e Drejtësisë, i cili iu përgjigj të gjitha shqetësimeve dhe paqartësive të përfaqësuesve të opozitës gjatë shqyrtimit nen për nen të draftit të qeverisë. Ministri Halimi tha se ligji jep garanci për titull pronësie për atë që e ka të regjistruar me certifikatë pronën. “Nëse do të bëhet regjistrimi, atëherë pronari duhet të paraqesë në ZRPP dokumentet e rregullta që dëshmojnë vlefshmërinë e pronës që do të pronësojë”, – tha Halimi, duke shtuar se dixhitalizimi i regjistrit të pasurive ka përfunduar në Tiranë dhe Durrës, ndërsa deri në fund të vitit do përfundojë dixhitalizimi i Regjistrit Kombëtar.
Batutat gjatë shqyrtimit të nenit 42, që ka të bëjë me rregullimin e pronësisë mes bashkëshortëve
Shegushe Ligori - Mua më jepet dhuratë prona nga prindërit e mi, por kjo nuk e bën bashkëshortin tim pronar të këtyre pronave.
Majko – A u martove?
Ligori - Po!
Majko - Atëherë mbyll gojën dhe mbaje burrin për bashkëpronar.
Dashnor Sula - O Shegushe, s’ka lidhje kjo që thua ti, pasi kjo parashikohet në një tjetër akt, pa merak.
Halimi – Fatkeqësisht, një kërkesë e tillë ka ardhur në ministrinë tonë nga Shoqata e Gruas, pikërisht menjëherë pasi ti Shegushe hoqe dorë nga kjo shoqatë.
Rusmali - Kodi i familjes parashikon prezonimin e pasurisë së bashkëshortëve. Kështu që ne s’kemi pse e ndryshojmë nenin, pasi kjo është e përcaktuar në prezonimin e pasurisë të përcaktuar në Kodin Civil.
Majko - Kjo që thua ti Shegushe është e rëndë, është agresion ndaj martesës.
Fatos Hoxha - Këtë shqetësim kam dhe unë.
Majko - Seriozisht?
Fatos Hoxha – Pooo!
Rusmali – Parimi është parim dhe ai nuk dhunohet, Shegushe. Dhe ky parim është baza e Kodit të Familjes. Po ç’u bë këtu? Një grua na hodhi tuç të gjithëve këtu.
Majko – Kodi Civil është i thjeshtësuar, pasi është e përcaktuar qartë bashkëpronësia mes bashkëshortëve. Kështu që, Shegushe, vetë deshe të martoheshe, ndaje dhe pasurinë me burrin tani.
Shegushe Ligori – Joo!
Majko – Ja, u tremb dhe Genci (Strazimiri)… iku ai.