E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet pejani e shkodrani me 4 kg drogë

Policia lokale sqaroi zyrtarisht se u arrestuan shtetasit Elvis Agim Kajtazi, 29-vjeç, lindur në Pejë dhe banues në Konik– Podgoricë  të Malit të Zi si dhe Pllumb Prenush Podja, 34-vjeç, banues në lagjen “Mark Lula” të qytetit Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë, pasi mbrëmë gjatë orëve të vona, në bazë të informacioneve të marra dhe si rezultat i një operacioni të menjëhershëm policor, në vendin e quajtur  “Ura e fshatit Bardhaj”, komuna Rrethina, Shkodër, pas kontrollit të ushtruar në mjetin veture tip SKODA, me drejtues shtetasin Elvis Kajtazi dhe pasagjer shtetasin Pllumb Podja, pikërisht  në bagazhin e këtij automjetit, në brendësi të gomës rezervë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale i 6 pako të mbështjella me plasmas të zi e natriban,  të mbushura me material bimor kanabis sativa, në formë boçe, në gjendje të tharë, me peshë gjithsej 4 kilogram.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar këtyre dy shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe një sasi prej 1155 euro, të cilat dyshohet të jenë përdorur për të blerë lëndën narkotike të sipërpërmendur.

Sa më sipër po kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e procedurale, u bë dhe bllokimi i automjetit që transportonte mallin dhe materialet në ngarkim të dy shtetasve të arrestuar, do i kalojnë, për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-28 09:55
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›