E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha- Benjelloun vleresohet mbeshtetja e OKB-se

Kryeministri Sali Berisha vleresoi dje mbeshtetjen e dhene nga Organizata e Kombeve te Bashkuara deri me tani duke ritheksuar disa sektore prioritare te cilet do te perfshihen ne Programin e ri Nje OKB 2012-2016 si Ceshtjet e Barazise Gjinore mbeshtetje per Teknologjine e Informacionit ne vazhdim edhe te programit te Internetit ne Shkolla luften ndaj Korrupsionit vazhdimi i programit Brain Gain si edhe Mjedisi. Kryeministri Sali Berisha priti dje znj. Zineb Touimi-Benjelloun e emeruar ne funksionin e Koordinatoresse Perhershme te Kombevete Bashkuara dhe Perfaqesuese e Perhershme e Programit te Zhvillimit te Kombeve te Bashkuara ne Shqiperi. Kryeministri shprehu besimin se bashkepunimi me te dhe me zyren e OKB-se do te vazhdoje ne te njejten rruge per te demonstruarprogres te metejshem. Programet e OKB - se ne Shqiperi kane dhene nje mbeshtetje te madhe per reformat e ndermarra nga qeveria ne disa sektore prioritare. Nga ana e saj znj. Touimi-Benjelloun u shpreh se ndjehet e privilegjuar qe ka marre kete detyre te rendesishme ne Shqiperi si nje vend me progres te madh ne zbatimin e programit Nje OKB. Nga ana tjeter ajo theksoi qe eshte e impresionuar me progresin e jashtezakonshem te bere nga Shqiperia ne procesin e Integrimit Evropian duke u ndalur vecanerisht ne disa sektore kyc si Teknologjine e Informacionit Ceshtjet e Barazise Gjinore dhe reduktimin e varferise. Gjithashtu ajo theksoi se Organizata e Kombeve te Bashkuara do te vazhdoje te mbeshtese Shqiperine ne arritjen e Objektivave te Mijevjecarit tashme te vendosura per vitin 2015.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›