Hipotekat, ja sa do paguhet për të regjistruar pronën
21/10/2011 Qeveria miraton tarifat e reja të shërbimit në ZRPP
Këshilli i Ministrave ka marrë dje vendim për rritjen e tarifave të shërbimit në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Sipas vendimit të qeverisë, tarifat rriten me qëllim përmirësimin e shërbimit në këto institucione, pasi për shkak të fluksit të kërkesave është vënë re një rritje e kërkesave të qytetare për këtë lloj shërbimi. Në relacionin e paraqitur me këtë rast nga ministri i Drejtësisë, thuhet se janë prekur nga kjo rritje thuajse të gjitha shërbimet, por ka ngelur e palëvizur regjistrimi fillestar i pronës. Ndërkohë është rritur me 2.5 herë tarifa ekzistuese për institucionet bankare të cilat kryejnë veprimtari hipotekore me qëllim kredidhënie. Është barazuar vlefta për regjistrimin e pronave të shtetasve që nuk jetojnë në Shqipëri, ndërsa shkon në 6500 lekë vlefta e regjistrimit për ndërtimet karabina.
Të ardhurat
Në tabelat që shoqërojnë vendimin, vihet re se të ardhurat për hipotekat rriten me gati dy herë pas ndryshimeve të fundit. Kështu për shembull në rast se do të mbante tarifat ekzistuese, hipoteka për vitin 2012 do të arrinte të grumbullonte në shkallë vendi rreth 514 milionë lekë, dhe duke hequr shpenzimet për administratën, mirëmbajtje dhe investime, atëherë do i duhej që në fund të vitit të përballej me një deficit prej 120 milionë lekësh. Por krejt ndryshe ndodh me tarifat e reja, të cilat pritet të sigurojnë një total të ardhurash prej 1.1 miliardë lekësh, dhe në fund të vitit hipoteka të arrijë të sigurojë një total të ardhurash pre 522 milionë lekësh. Në relacionin e Ministrisë së Drejtësisë thuhet se kjo do të siguronte një autonomi më të madhe financiare për këto institucione, si dhe të ardhura të mjaftueshme për investime në to. Por ashtu si dhe më parë nga ky proces do të përjashtohen, personat tetra dhe paraplegjikë, si dhe ata që kanë statusin e të verbrit. Këta të fundit nuk preken nga ndryshimet e tarifave dhe do të vazhdojnë t’i regjistrojnë pronat e tyre falas, ashtu siç kanë bërë edhe me ligjin ekzistues.
Procedurat e regjistrimit, ligji i ri ngarkon noterin
Shitja dhe blerja e pronës, freskimi dhe regjistrimi i saj të bëhen nga noteri pa qenë nevoja që qytetarët ti drejtohen vetë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Projektligji i ri i hartuar nga Ministria e Drejtësisë, që miratohet me shumicë të thjeshtë, pritet të kalojë për miratim në qeveri e më pas në Parlament. Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, në një intervistë për mediat para disa kohësh sqaroi se kjo procedurë e re do reduktoje korrupsionin në zyrat e hipotekës, si dhe do të shkurtojë kohë për vajtje –ardhjet e qytetarëve në zyrat e ZRPP-së. “Dy qytetarë që do të duan të bëjnë një transaksion, një kontratë shit-blerje të një apartamenti, do të duhet të ndjekin të paktën 6 hapa në një kohë rreth 30 ditë. Ky proces do të marrë fund njëherë e mirë. Reforma që ne kemi filluar të hartojmë në Ministrinë e Drejtësisë, do të kthejë zyrën e noterit në një One Stop Shop, në një agjent tatimor”, tha Eduard Halimi, ministër i Drejtësisë. Aktualisht po punohet për dixhitaliziminin e plotë të regjistrit të pasurive të paluajtshme, i cili do t’u mundësohet online noterëve publike. Shitjet dhe blerjet e pronave me projekt-ligjin e ri do të kryhen në zyrat noteriale. “Blerësi dhe shitësi do të paraqiten në një ditë të caktuar te noteri. Shitësi nuk ka nevojë që të bëjë hapin e parë për të rifreskuar vërtetimin e pronësisë, nuk ka nevojë as të shkojë në hipotekë të bëjë kërkesë dhe as për të marrë nga hipoteka një vërtetim të freskët. Ai do të ketë vetëm një vërtetim të vjetër hipotekor, noteri dhe në bazë të një sistemi elektronik dixhital që ne e kemi gati për ta instaluar dhe do të futet online në hipotekë. Pra, brenda dy minutash noteri do të ketë mundësi të futet në regjistrin hipotekor online, të verifikojë nëse shitësi është pronari i apartamentit përkatës dhe do të realizojë kontratën nëse gjithçka do të konkludojë e rregullt. Do të jetë noteri më pas që do të bëjë dhe regjistrimin e kontratës në hipotekë”, tha Halimi. Kontakti i qytetarëve me zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme është zero, shmang radhët e gjata, kohën dhe elementet korruptivë që janë dalluar në raste të tilla. Ministri i Drejtësisë sqaron se noteri si eksperti më i mirë ligjor do të ketë akses të bëjë çregjistrimin dhe regjistrimin e një pasurie në regjistrin e zyrave të Regjistrimit të Pasurive, por do të ketë edhe funksionet e agjentit tregtare pasi do të menaxhojë taksën e shitjes së pasurisë.
Drafti, nga 1 janari ndërtimet e reja hipotekohen që në themel
Objektet e reja që do të ndërtohen në vitin 2012, do të hipotekohen që në karabina. Draft i Ministrisë së Drejtësisë, i cilit pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2012, parashikon që të gjitha ndërtimet e reja në vitin që vjen do të hipotekohen që në karabina, tarifa e të cilit është përcaktuar rreth 6500 lekë. Duke iu referuar projektligjit në fjalë, regjistruesi, me kërkesë të investitorit, pronarit apo krijuesit të pronës, bën regjistrimin e lejes së ndërtimit, në një regjistër të veçantë, në favor të subjektit i cili ka përfituar lejen. Ky regjistrim kryhet në regjistër të ndryshëm nga trualli, por duke kryer lidhjen me truallin, në të cilin po kryhet ndërtimi, dhe është i vlefshëm deri në regjistrimin e karabinasë, për efekt kreditimi dhe regjistrimit të kontratave paraprake. Pas përfundimit të objektit në fazën e karabinasë, regjistruesi, me kërkesë të investitorit, pronarit apo krijuesit të pronës, bën regjistrimin e përkohshëm të karabinasë, në regjistrin ku është regjistruar leja e ndërtimit, duke kryer lidhjen me truallin, në të cilin po kryhet ndërtimi dhe është i vlefshëm deri në përfundimin e objektit, për efekt të kreditimit të investitorit ose regjistrimit të kontratave paraprake. Me kërkesën e palës së interesuar, regjistruesi bën regjistrimin e kontratave paraprake të shitjes së pjesëve të një ndërtimi të ri dhe i pajis blerësit e ardhshëm me certifikata të përkohshme. Ky regjistrim është i vlefshëm deri në regjistrimin e kontratës së shitjes, për efekt të kreditimit të blerësit apo transferimit të së drejtës në një i tretë. Për regjistrimin e kontratave paraprake zbatohet parimi i përparësisë së regjistrimit. Pas përfundimit të objektit, Regjistruesi bën regjistrimin përfundimtar të tij, menjëherë pas përcjelljes për regjistrim nga zyrat e urbanistikës të njësive të organeve të qeverisjes vendore, të dokumentacionit të përcaktuar në nenin 13 të ligjit nr. 8402, datë 010.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit” i ndryshuar. Me regjistrimin përfundimtar të objektit sipas parashikimeve të bëra në paragrafin e parë të këtij neni, Regjistruesi pas kërkesave të paraqitur nga personat e interesuar, regjistron pjesët e veçanta të ndërtimit të ri, në favor të personave të përcaktuar si blerës të ardhshëm në aktet noteriale të regjistruara tashmë në regjistrimin e përkohshëm të karabinasë të kryer. Dhe hipotekimi kërkon regjistrimin e hipotekës në seksionin përkatës të kartelës së pasurisë të paluajtshme ose një pjese të saj, e cila përdoret si garanci për detyrimin, regjistrimin e personit, në favor të të cilit ajo krijohet, si pronar të saj dhe depozitimin e dokumentit në dosje.