E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita iraniane e gjen veten tek shfigurimi i kartmonedhave të Khomeinit

Ajatollah Khamenei, lideri suprem i Republikës islamike të Iranit, ka akuzuar opozitën se është e gatshme të minojë sistemin dhe stabilitetin e vendit, duke e nisur me ofendimin e themeluesit të Republikës së mullahëve, Khomeini. Protesta e opozitës, sipas Khameneit, nuk ka respektin - siç duket nga imazhet televizive të transmetuara nga televizioni i shtetit, të protestuesve që grishin imazhin e themeluesit të republikës, Ajatollah Khomeini dhe të liderit Khamenei, gjatë protestave të 7 dhjetorit. Dje Garda e Revolucionit ka kërkuar t’u japë një mësim të mirë dhe ekzemplar demonstruesve që janë njollosur me akte eversive të tipit që thamë më lart. Ndërkohë, “hutat” e klerikut konservator që po mban peng vendin, kalojnë mespërmes qytetit për të denoncuar demonstruesit që kërkojnë reforma. Lideri i opozitës Mossavi ka mbrojtur protestuesit, duke shpjeguar se asnjëri prej tyre nuke ka sharë liderin suprem të Revolucionit. Akuza e vetme që ai shqipton është për manipulimet elektorale që i dhanë prapë një mandat presidencial Ahmedinexhadit. Po dje, në sajtin e internetit Kalemeh – afër opozitws së Mir Moussavi – është shpërndarë lajmi se lideri i opozitës mund të arrestohet, duke i kërkuar popullit të dalë në rrugë nëse ndodh një gjë e tillë. Sonte në mbrëmje, militantët e “valës jeshile” janë gati të dalin nëpër tjegullat dhe çatitë e Teheranit për ta vazhduar protestën. Lideri i opozitës Moissavi u ka kërkuar të rinjve iranianë të “përdorin imazhet” për të demonstruar kundër Ahmedinexhadit. Djemtë e Valës Jeshile e kanë dhënë fjalën. Kur nuk janë në shesh për të protestuar, aktivistët mendojnë se si t’i krijojnë rezistencë autoritetit. Gjetja e fundit është “rebelimi i parave” dhe funksionon kështu: merret një kartmonedhë dhe pikturohet me slogane që nuk i pëlqejnë regjimit, si përshembull, mbulimi me izolant i gojës së Ajatollah Khomeini-it

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›