Të pavërtetat e papërsosura të rekrutëve edvinistë mes emigracionit athinjot
1. Mitingjet Edviniane (dhe jo socialistët) për gjoja manipulimin e votimeve të 28 qershorit....
Në fundgushtin, kur u ndodha në Tiranë për pushime, një familjari im, i cili është jo simpantizat, por fanatik i çdo kryetari partiak të PS-së, në “mirëbesim” më thotë: - Edhe ti votove në zgjedhjet e qershorit të 2009-s. - Unë? Pse, i marrë jam që të marr mundimin e të vij nga Athina në Tiranë për të votuar? Më kanë zgjënjyer kaq shumë politikanët tanë, sa e vetmja protestë e imja është që ti shpërfillë me mosvotim. - Besomë, mua, edhe ti votove, edhe gruaja jote votoi, bile edhe fëmija yt votoi. - Si votuam ne, familjarisht? Nga Athina? - i mëshova një çikë ironisë, jo edhe aq që të bëhesha i besueshëm për të vërtetën time. - Pse kot isha unë në komisionin e votimeve? - ma kthen seriozisht i afërmi im. - Po për kë votova? Të paktën ta di edhe unë, për kë votova? - e kisha të pamundur që të bindja bashkëbiseduesin tim për të vërtetën time të mosvotimit. - Për partinë tonë. Për kë tjetër. - Për PS-në? -Po, pse kot u përpoqëm ne. - Po mirë, që ma thua këtë të vërtetë. Po ju fanatikët e Edi Ramës përse bëni mitingje për manipulimin e votave? Apo doni të protestoni që të tjerët vodhën më shumë se sa ju vota? - Kështu janë këto punë. Kur na intereson, fajësojmë të tjerët edhe për mëkatet tona. Dhe sa më shumë të bërtasësh, aq më i besueshëm bëhesh për publikun....
Dhe familjari im kishte braktisur punën për të marrë pjesë çdo ditë në fushatën zgjedhore në Tiranë, jo si socialist, por si militant fanatik i Edi Ramës. Punon në bashkinë e Tiranës, ndaj askush nuk i preu asnjë ditë pune nga mungesa në punë. Bile, edhe karburantin e makinës ia paguan falas nga... puna në Bashki.
Kjo është e pavërteta edviniane e përsosur përsa i përket manipulimit të votimeve. Që të besoni, jo mua, por të afërmin tim familjar - fanatikun partiak të Edvin Ramës, le të hapë kush të dojë, qoftë vetë Edi Rama, kutitë e votimit të Kombinatit në Tiranë. Dhe të shikojë një të pavërtetë të përsosur të fanatikëve të tij partiakë. A është emri im, i gruas time dhe i fëmijës time në listën e votuesve? Për kë vajtën këto vota, edhe ju nuk besoj se do të dyshoni....
Unë mund të dëshmoj që ato ditë qershori kam qenë në punë në Athinë. Këta të tanishmit e Degës të PS në Athinë a mund të protestojnë përpara ambasadës shqiptare në Athinë përse Akoma Drejtësia Shqiptare nuk e ka verifikuar spekulimin e votës nga fanatikët e Edi Ramës në emrin e familjes time? Apo, mund të shfaqësohet (politikisht) Edi Rama dhe të thotë që nuk di gjë se ç’bëjnë pas kurrizit të tij militantët e tij fanatikë?
Tjetra. Nuk e besoj se Edi Rama dhe fanatikët e tij partiakë që e pasojnë verbërisht në mitingjet e Bojkotin Parlamentar, janë më shumë socialistë sesa Ben Blushi që deklaroi që të 400 përfaqësuesit e PS në qendrat e votimit nuk protestuan për shkelje të proçedurës të votimeve.
Dhe, gjithashtu, nuk besoj se fanatikët partiakë të Edi Ramës (ngaqë parti socialiste fatkeqësisht nuk ekziston në të vërtetë pas përndjekjes të të gjithë socialistëve që u syrgjynosën ngaqë kërkuan mosrizgjedhjen e tij si kryetar i PS) janë më Demokratë se edhe gjithë opinioni europian e botëror, i cili e ka pranuar qeverinë e koalicionit Berisha-Meta si qeverinë e zgjedhur demokratikisht nga populli.
Gjithashtu edhe tjetra. Unë e kuptoj shumë mirë Demokracinë, dhe nuk bëhem dhe aq merak për disa fanatikë të cilido kryetari partiak që të protestojnë, që të bojkotojnë, qoftë edhe parlamentin.
Por më shqetëson diçka tjetër. Kur këta fanatikë të cilido kryetari partiak flasin jo në emrin e tyre të vërtetë. Por, çirren, që të bindin se flasin në emrin e popullit. Besoj, e pavërteta më e përsosur komuniste 45-vjeçare ishte kur për çdo internim, për çdo dënim me vdekje, për gjithë luftën e klasave - luftë civile e thënë demokratikisht, ishte se stërbetoheshin e çirreshin se e bënin në Emër të Popullit! Nuk mund të pranoj - meqë jetojmë në Demokraci që askush më të flasë për Të Pavërteta të Përsosura në emrin tim, në emrin e të të gjithë emigrantëve, me qëllim që të fshehë fanatizmin e sëmurë për kryetarin partiak. E Pavërteta e Përsosur është edhe përpjekja e Shpëtim Zinxhirisë që të flasë për gjoja protestën e një shume fanatikësh partiakë të Edi Ramës përballë Samitit të OSBE në Athinë. Cilido emigrant bashkëatdhetar me mua, që ka emigruar në Greqi që nga viti 1992 do të Ndjente Turp që dikush në Emër të Emigrantëve të protestojë përballë OSBE për të Pavërtetat e Përsosura Edviniste.
Dhe e dini përse unë dhe bashkëatdhetarët do të ndjejmë Turp? Po atë Turp që ndjeu edhe nxënësja emigrante shqiptare që nuk e lejuan dhe e ndaluan në aeroportin e Athinës ligjshmëria europiane që shkonte eksursion me shoqet e shokët e klasës në Paris, ngaqë ishte emigrante shqiptare! A ka Turp më të madh nga katandia që kanë katandisur politikanët tanë të këtyre 19 vjetëve në Shqipëri që kanë arritur që me Politikën e Tyre Bashkimi Europian akoma nuk e ka pranuar në Familjen Europiane Shqipërinë, atë Shqipëri që të këtillët politikanë udhëheqin këto 19 vjetët e demokracisë. Rrëzuam sistemin politik komunist enverian në Dhjetorin e 1991-shit, që të bashkoheshim edhe ne shqiptarët në Familjen Evropiane.
Dhe jo që në dhjetorin e 2009-s të pengojnë në aeroportin e Athinës nxënësen emigrante shqiptare që të mos udhëtojë me shoqet e klasës, ngaqë është ...thjesht shqiptare.....
Dhe nuk mund të ketë ndonjë shqiptar, të metë mendërisht - sado fanatik që të jetë me cilindo kryetar partie - që të pranojë që Bashkimi Evropian Akoma vetëm Shqipërinë nuk e ka pranuar në Familjen Evropiane, nga mëkatet komuniste të sistemit enverist. Dhe kjo Politikë e Turpit e deritanishme e politikanëve shqiptarë (dhe nuk mund të fajësohet vetëm qeveria e Berishës) na ka detyruar ne emigrantëve që të mos jemi të barabartë, të mos integrohemi akoma në shoqërinë Evropiane, edhe pse jetojmë e punojmë si emigrantë në Familjen Evropiane. Ngaqë Shqipëria nuk është anëtare e BE, ne emigrantët shqiptarë në Greqi Detyrohemi të paguajmë gjithësecili dhe çdo vit nga 150 euro për rinovim të Leje-Qëndrimit. Emigrantët polakë, rumunë e bullgarë nuk paguajnë asnjë euro, ngaqë ata janë në Familjen Evropiane. Ne emigrantët shqiptarë, edhe pse të diplomuar në universitetet greke nuk kemi të drejtën ligjore të ushtrojmë Diplomën në Greqi, ngaqë Shqipëria nuk është në BE. Përse nuk u mblodhën - qoftë edhe pesë emigrantë shqiptarë - dhe të protestonin në Samitin e OSBE në Athinë pikërisht për Mosdemokratizimin Politik në Shqipëri, pa dallime partiake! Përse nuk protsetuan emigrantët shqiptarë në Samitin e OSBE në Athinë ndaj Politikës të Emigracionit të qeverisë greke që veçon, diferencon dhe nuk integron emigrantët në shoqërinë greke? Ata militantë fanatikë të kryetarit Edi Rama që protestuan kundër Shqipërisë në Samitin e OSBE në Athinë i ha përbrenda vetëm meraku i humbjes politike të kryetarit Edi Rama?
Apo Kurva krihet kur Fshati digjet?
A mund të kuptojnë fanatikët e kryetarit partiak të PS që me bojkotin politik të parlamentit Edi Rama i provon Bashkimit Evropian që sistemi politik në Shqipëri akoma nuk ka edukatën, emancipimin dhe pjekurinë demokratike që të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian? Me mitingjet e bojkotin politik të fanatikëve të kryetarit partiak Edi Rama, ç’kërkojnë vallë? Të rrëzojnë me dhunën “paqësore” qeverinë e dalë nga një votim demokratik? Demokracia nuk është meritë e veçantë e dikujt që kërkon ta pronësojë, sikurse kërkon Edi Rama me bojkot e mitingje. Ngaqë me mitingje e Bojkot Edi Rama përpiqet të na mbushë mendjen që E Vërteta Politike është 100 % pronë politike e tij. Kjo është e pavërteta më e përsosur e cila rrëzon e vret Demokracinë e Vërtetë. Demokracia është Kontribut i gjithësecilit. Por një kryetar i zgjedhur nga manipulimi partiak nuk e ka te drejten politike te çirret per manipulim te votave në zgjedhje kombëtare. Edhe Jorgos Papandreu, edhe Antonis Samaras u zgjodhën kryetarë të partive nga votimi i drejtpërdrejtë i anëtarëve dhe simpatizanëve partiakë. Kjo është demokracia partiake, sepse në radhë të parë Papandreu dhe Samaras i besojnë demokracisë dhe jo shkallës të fanatizmit e militarizmit ndaj kryetarit partiak. Samaras, për të respektuar misionin e Presidentit në sistemin demokratik nuk do të kërkojë zgjedhje të përkohshme në Greqi në mars të 2010-s, por në opozitën parlamentare do të kryejë misionin politik të Opozitës. Edhe Edi Rama, po qe se e ndjen vetveten si Kryetar të Opozitës shqiptare vetëm në Parlament le të kryejë misionin politik të Opozitës Politike. Me mitingje dhe bojkot Edi Rama vret në rradhë të Parë Demokracinë, pengon Integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.