Raportohen mbi 800 raste me grip derrat
PRISHTINE-Zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se deri tani në Kosovë janë raportuar 810 raste me grip të derrave, 252 prej të cilave janë diagnostikuar si pozitive. Ndërkaq, përfaqësuesit e OBSH-së thonë se rastet e raportuara nuk janë statistikë reale e numrit të mundshëm të të infektuarve me virusin A/H1N1 dhe se mund të ketë mijëra të infektuar. Deri më tani nga ky virus, zyrtarisht në Kosovë kanë vdekur 10 persona.
Situata bëhet alarmante pasi numri i rasteve të dyshuara në Kosovë me virusin A/H1N1, i njohur si gripi i derrave, në dy javët e fundit është rritur, ashtu sikurse edhe numri i rasteve të konfirmuara me këtë virus.
Kështu thotë Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili thekson se që nga muaji korrik e deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 10 raste të vdekjes nga virusi i ri pandemik.
“Nga 15 korriku e deri më 15 dhjetor të vitit 2009, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë të Kosovës janë raportuar 810 raste të dyshuara me grip dhe në Qendrën Kombëtare të gripit janë diagnostifikuar 252 raste pozitive me A/H1N1”.
“Deri më sot, në Kosovë janë raportuar zyrtarisht 10 raste të vdekjes nga virusi i ri pandemik. Gjatë ditës së djeshme, 95 mostra të rasteve të konfirmuara si pozitive me këtë grip, janë dërguar për analiza shtesë në një laborator në Londër”, thotë Hoti.
Zoti Hoti shtoi se dërgimi i mostrave për analiza në Londër është bërë për t'i hequr dyshimet lidhur me rastet që kanë rezultuar fatale nga gripi i derrave dhe për të verifikuar nëse virusi ka pësuar ndryshime.
Sidoqoftë, zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë theksuar se 5000 doza të vaksinës kundër gripit të derrave, të cilat ishin donacion nga Turqia, nuk janë shpenzuar ende dhe se përveç mundësisë së përdorimit të tyre nga kategoria e personelit mjekësor, që nga java e kaluar, ato kanë qenë në dispozicion edhe për vaksinimin e qytetarëve.
(d.b/Europaelire/BalkanWeb)