SHBA kerkojne vend azili per Gaddafin - luftimet ne Libi do te zgjasin

SHBA te Amerikes kerkojne me sa duket intensivisht nje vend azilimi per Muammar al Gaddafin megjithese diktatori nuk deshiron ne asnje menyre te largohet vullnetarisht nga Libia. Gazeta New York Times bente te ditur ne internet ne numrin e saj te se shtunes se sondazhet po zhvillohen me fshehtesine me te madhe dhe jane peqendruar ne Afrike. Kerkimi i nje vendi per emigrim veshtiresohet nga fakti se Gaddafin e kercenojne ndoshta procese gjyqesore ne Gjykaten Penale Nderkombetare te Hages shkruan me tej New York Times. Kjo vlen per atentatin ndaj Lockerbie ku u vrane 270 vete dhe per akte mizore ne Libi.
Kush e pranon si azilant Gaddafin
Nje rruge do te ishte gjendja e nje vendi pranimi i cili nuk e ka nenshkruar kontraten per njohjen e kesaj gjykate i referohet gazeta tri nepunesve te larte te qeverise se SHBA. Ketu bejne pjese gjysma e shteteve afrikane. Me disa prej tyre Gaddafi ka marredhenie te shkelqyera.
Nderkohe shefi i Sherbimit Informativ Gjerman BND Ernst Uhrlau nuk sheh te afrohet fundi i sundimit te regjimit te Gaddafit. Nga ana ushtarake sipas Uhrlaut kemi te bejme me nje situate pat. Rajoni perreth Tripolisit pra zona e ndikimit te Gaddafit eshte persa i perket numrit te popullates dhe fiseve me e forte se Lindja ku kane perparesi kryengritesit i tha Uhrlau gazetes Hamburger Abendblatt. Edhe sipas mendimit te Frances lufta kunder regjimit mund te zgjase. Kete ia tha ministri francez i Mbrojtjes Gerard Longuet se perditshmes Le Parisien.
Bomba dispersive tinzare
Sulmet kunder kryengritesve ne Libi me sa duket behen gjithnje e me brutale. Naten duke gdhire e diela trupat e Gaddafit hodhen serish raketa kunder Misuratas. Flaket pefshine nder te tjera pajisjet industriale dhe depot ne port.Midis te tjerash organizata te te drejtave te njeriut kane bere te ditur se trupat e Gaddafit perdorin edhe bomba dispersive te cilat jane te ndaluara ne baze te konventave boterore. Emma Daly shefe e zyres se shtypit te Organizates Human Rights Watch
Ne kemi folur me disa deshmitare te cilet flasin per bomba dispersive. Ne kemi pjese te mbetura te cilat me sa duket e kane burimin te bombat duke perfshire edhe permbajtjet eksplozive.
Bombat ose granatat dispersive jane vecanerisht tinzare. Ato perhapin sasi te medha lendesh shperthyese ne siperfaqe te medha duke vrare e plagosur pa dallim njerezit. Eksperte kane analizuar nje municion te zbuluar nga nje reporter i New York Times dhe konstatuan se ishte granate artilerie i prodhimit spanjoll.
Milicet e kundershtareve te regjimit te Gaddafit ne fundjave iu afruan portit te naftes Al-Brega. Ne luftimet me trupat e Gaddafit u vrane shtate kryengrites dhe u plagosen 27 te tjere beri te ditur te dielen stacioni televizi Al Xhazira. Trupat e Gaddafit rezultojne sipas ketij televizioni ende me te afta se kryengritesit ne teknike luftarake dhe ne taktike.
Autor Auron Dodi dpa A.Suren
Redaktoi Eliana Xhani