Opozita kërkon shkarkimin e anëtarëve të KKRT-së
12/03/2009 Komisioni i Medias del me dy raporte për punën njëvjeçare
Opozita në Komisionin parlamentar të Medias ka kërkuar përmes projekt-rezolutës së saj mbi veprimtarinë njëvjeçare të KKRT-së, shkarkimin e të gjithë anëtarëve të KKRT-së, si të paaftë për të realizuar detyrat e veta ligjore dhe institucionale. Përmes saj gjithashtu opozita ka vlerësuar se KKRT-ja nuk ka mundur të realizojë funksionet e veta bazë në ushtrimin e rolit si autoritet rregullator i fushës së transmetimeve. “KKRT-ja duke mos pasur minimumin e profesionalizmit dhe të pavarësisë institucionale është kthyer në një pengesë, jo vetëm për zhvillimin e tregut të transmetimeve, por edhe për çështje të tjera si liria e shprehjes dhe sigurimi i rolit të medias në një shoqëri demokratike. Përsëritja e shfaqjes mediatike e më gjerë e drejtuesve të KKRT-së, si dhe mënyra e ushtrimit të funksioneve të veta institucionale, tregon hapur se ata janë, jo përfaqësues të pavarësisë institucionale të KKRT-së, por shtojcë e segmenteve që i shërbejnë interesave politikë të Qeverisë”, - thuhet në projekt-rezolutën e opozitës. Ndryshe e ka vlerësuar mazhoranca në këtë komision rolin e KKRT-së, e cila gjithashtu ka paraqitur një projekt-rezolutë të sajën. “KKRT-ja gjatë vitit 2008 ka luajtur një rol të rëndësishëm në rregullimin e hapësirës audiovizuale në Republikën e Shqipërisë. Me vendimet e saj ajo ka përmirësuar kushtet për vendosjen e një mjedisi liberal dhe konkurrues në këtë hapësirë duke kontribuar në ngritjen e cilësisë së shërbimit radioteleviziv dhe mbrojtjen e interesave të operatorëve dhe të konsumatorëve”, - thuhet në projekt-rezolutën e mazhorancës. Përmes saj ajo i kërkon KKRT-së të realizojë licencimin e operatorëve të parë të transmetimit numerik, si dhe të luajë nj rol më të madh në rritjen e standardeve dhe cilësisë së programeve të operatorëve të licencuar.