“Shqiptarët, mafia e dytë përkrah gjigantëve italianë”
12/03/2009 Ministri italian jep alarmin në Komisionin Antimafia
ROMA- Implikimi i mafies shqiptare me italianët apo krijimi i grupimeve të veçanta që influencojnë në organizimin e krimit të organizuar, tashmë përbëjnë një ndër shqetësimet kryesore përtej Adriatikut. Lajmi i bujshëm u dha nga vetë ministri i Brendshëm italian Roberto Maroni, i cili ndër mafiet e huaja e renditi të parën atë shqiptare si segment kyç i punëve të pista (kryesisht trafiku i drogës e femrave), teksa ndërrimi i liderave të këtyre organizatave mbetet një tjetër fenomen. Maroni i lëshoi këto deklarata të fuqishme gjatë një raportimi në Komisionin parlamentar të Antimafies, ku përmendi edhe peshën e “Ndranghetës” dhe “Cosa Nostrës” si dy prej gjigantëve të mafies, të gatshme për të ricikluar në çdo rast paranë e pisët dhe për të orkestruar sistemin e pushtetit lokal për përfitimet e tyre që arrijnë në miliarda euro. Maroni përshkroi edhe linjat ku janë të shtrira këto organizata që tashmë e kanë shtrirë influencën përveç jugut të Italisë Kalabri, Sicili të njohura si rajonet mëmë, drejt Veriut, ku Lazio është një ndër pikat kyçe. Por alarmi, sipas Maronit, rritet kur mësohet realisht prezenca e mafies së huaj, ku krar për krah italianëve qëndrojnë shqiptarët, të pasuar nga rumunët, kinezët dhe nigerianët. Mafia shqiptare merret kryesisht me trafik droge dhe dërgim prostitutash. Maroni shpjegon se mafiet e huaja po zgjerojnë lidhjet me tradicionalet italiane. Gjatë muajve të parë të këtij viti për pjesëmarrje në organizata mafioze janë arrestuar 329 persona. Në territorin italian janë zhvilluar 27 operacione për krimin e organizuar, ku mes tyre thuajse në të gjitha rastet kanë qenë të pranishëm edhe shtetas shqiptarë. Antimafia italiane gjithnjë i ka konsideruar grupet shqiptare të mafies si të fuqishëm e me lidhje ndërkontinentale.