Skema e pensioneve në rrezik, ISSH kërkohet në seancë dëgjimore në Kuvend
e sigurimeve shoqërore. Kërkesa është bërë dje nga deputetja Mimi Kodheli, e cila në serinë e gjatë të pyetjeve për ministrin e Financave gjatë seancës së prezantimit të buxhetit ka radhitur edhe gjithë institucionet që duhet të japin llogari para komisionit për punën e gjithë institucioneve që merren me përdorimin e menaxhimin e fondeve publike. Pak kohë më parë ishte Banka Botërore, e cila përmes disa rekomandimeve i tërhoqi vëmendjen jo vetëm ISSH por edhe qeverisë në lidhje me politikat që duhen ndjekur për të shpëtuar nga kolapsi skemën e pensioneve. Drejtuesit e ISSH kanë publikuar pak ditë më parë raportin kontribuues përfitues i cili është në raportin 1. 4 me 1 dhe janë shprehur të shqetësuar, pasi me këtë raport skema kurrsesi nuk mund të mbulohet. Pjesa kryesore pensioneve financiaret nga buxheti i shtetit, por situata vështirësohet duke parë vështirësitë që po kalon buxheti i shtetit. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka hartuar një sërë masash paraprake për të garantuar skemën e pensioneve. Kështu në listën e reformave paraprake është vënë në rend të parë rritja graduale e moshës së pensionit pasuar nga e drejta për përtimin e pensionit të reduktuar. Sipas ISSH është parashikuar në kuadër të reformave reduktimi i normës së kontributit të sigurimeve shoqërore. Në planin e reformave është parashikuar përqasja e legjislacionit shqiptar të sigurimeve shoqërore me standardet e kodit evropian dhe me konventën e ILO-s për sigurimet shoqërore. Gjithashtu është parashikuar shkurtimi i kohës minimale të sigurimit për përfitimin e pensionit të pjesshëm nga 20 vjet në 15 vjet dhe trajtimi i njëllojtë për të huajt në bazë të legjislacionit. Ndërkohë është parashikuar në kuadër të reformave paraprake edhe zgjerimi i rrethit të personave të mbrojtur duke përfshirë këtu edhe personat pa shtetësi. Specialistë të Institutit të Sigurimeve sugjerojnë që një ndarje e mundshme në njësi administrative për të gjithë llojet e pensioneve dhe lejet e lindjes të administrohen të ndara.