Opozita kunder heqjen se imunitetit

E kaluara politike dhe historike e Partisë Socialiste, shtyn këtë forcë politike të dalë kundër votimit të heqjes së imunitetit të zyrtarëve të lartë. Kështu është shprehur analisti Frrok Çupi, i cili thekson se imuniteti politik është karakteristikë e sistemit komunist, prej nga rrjedh edhe partia më e madhe opozitare.
Në analizën e tij, zoti Çupi shprehet se gjithë opozita me taktikave dhe propozimeve të saj për ndryshime kushtetuese po tenton të bëjë pazre. Sipas tij, lidershipi socialist ka vendosur kushtet me qëllim marrjen e kryeprokurorit të ardhshëm, që pritet të zgjidhet pas pak muajsh.
Analisti Çupi thotë se Bashkimi Europian e ka bërë të qartë tashmë se kërkon politikisht votimin për heqjen e imunitetit.