E Diel, 1 Nëntor 2026

Teodor Keko nderohet pas vdekjes me urdhrin Mjeshter i Madh

Presidenti i Republikës Bujar Nishani nderoi me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, shkrimtarin, publicistin dhe personalitetin e shquar në jetën publike, shoqërore dhe politike shqiptare, Teodor Keko (pas vdekjes) me motivacionin: “Për kontribut të shquar në fushën e letërsisë dhe publicistikës, duke promovuar në kulturën kombëtare, risi dhe vlera autentike shpirtërore dhe intelektuale”.
Kryetari i Shtetit në fjalën e Tij vlerësoi kontributin e lartë të Teodor Kekos në letërsi dhe oratorinë  presidenti nishani  tha se Për mua është kënaqësi që më jepet mundësia që të jem pjesë e kujtimit dhe e vlerësimit të shkrimtarit, poetit, por edhe të kontributorit të madh të konsolidimit të vlerave të demokracisë shqiptare, Teodor Kekos.
Në ceremoninë zyrtare, që përkoi me dhjetëvjetorin e vdekjes së shkrimtarit dhe publicistit të mirënjohur ishin të pranishëm familjarë të shkrimtarit dhe publicistit Keko, Zëvendësministrja Kulturës, shkrimtarë, publicistë dhe miq.
 Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar dhe leximit të dekretit presidencial  çmimi ju dorëzua bashkëshortes , Xhulieta Keko, e cila, tepër e emocionuar, shprehu mirënjohjen e thellë ndaj Presidentit të Republikës për këtë vlerësim që i bën veprimtarisë, përkushtimit dhe personalitetit profesional të Teodor Kekos.
Teodor Keko lindi ne vitin 1958 dhe u nda nga jeta ne vitin 2002 Teodor Keko jetoi pak, por la shumë. Sot ai është ‘Mjeshtër i Madh’, por vepra, letërsia, poezia, proza, kontributi, oratoria e Teodor Kekos do të jenë gjithmonë një pikë referimi e lirisë, por edhe mënyrës për të kontribuar përmes kulturës në konsolidimin e demokracisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›