Blindohet gjykata qen policie kontrollojne makinat
Pas ngjarjes së rëndë të dy javëve më parë në të cilën humbi jetën gjyqtari vlonjat, Skeridlajd Konomi, gjykatat shqiptare kanë ndryshuar masat e sigurisë.Ndonëse këto masa ishin parashikuar prej kohësh në gjykatën e Krimeve të Rënda ato janë përshpejtuar dhe vetëm ditën e sotme kanë filluar të zbatohen. Bëhet fjalë për ndryshim të rregullores së automjeteve. Çdo makinë që hyn në këtë gjykatë, tashmë do të pajiset me lejet përkatëse të lëshuara nga institucioni.
“Çdo gjyqtar ose prokuror që do të hyjë në institucionet brenda kësaj gjykate do të jenë të paisur me vendparkimet e tyre, me karta të posaçme dhe çdo gjyqtar që dotë hyjë do të ketë vendin e tij në mënyrë që të shmangë që makinat e paautorizuara të mos parkojnë në ambientet e gjykatës. Në vijim të këtyre masave përsërisim kërkesën tonë për shoferë dhe automjetë të gjyqtarëve të cilët duhet të bëjnë të mundur shoqërimin e tyre në shtëpi”, tha Lavdije Hysaj, zëdhënëse e gjykatës së Krimeve të Rënda.
Por masat e sigurisë nuk parashikojnë vetëm këtë. Gjykata ka në dispozicion dhe një qen anti eksploziv i cili bën të mundur kontrollin e të gjitha automjeteve të cilat nuk kanë mundësi të hyjnë në garazh. Kjo masë shërben dhe për sigurinë e çdo automjeti gjatë hyrje-daljeve të tyre në gjykatë. Vetëm pak kohë më parë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me urdhër të presidentit Bamir Topi ngriti një grup të posaçëm pune për të verifikuar situatën e sigurisë së gjyqtarëve në gjithë vendin. Aty u kërkua dhe marrja e masave për garantimin e sigurisë së jetës së gjyqtarëve.
Jul Kasapi