E Diel, 1 Nëntor 2026

Romet joshen per tu regjistruar shteti u jep 5 mije leke

Romët po joshen me para që të regjistrohen në Gjendjen Civile. Shteti shqiptar u jep anëtarëve të këtij komuniteti – dhe jo vetëm fëmijëve por edhe të rriturve – nga 5 mijë lekë nëse regjistrohen në njësitë vendore përkatëse. Specialistët për çështjet e romëve në Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale thonë se për këtë iniciativë, Shqipëria është vlerësuar nga ekspertët ndërkombëtarë në takimin e fundit të Kombeve të Bashkuara, të mbajtur në Gjenevë kundër diskriminimit të minoriteteve .

"Kemi atë pagesën prej 5 mijë lekësh të reja të cilët i jepen cdo familje për lindjen e fëmijës, gjë që paraqet mjaft interes te komuniteti rom. Fillimisht kemi këtë lloj pagese që jepet dhe për rastet e mosregjistrimit", tha  Blerina Zotaj, Specialiste për cështjet e Romëve, MPCSSHB

Ky komunitet ka nevojë që t’i ofrohen të gjitha shërbimet e duhura. Specialistët thonë se vetëm në rast se romët do të regjistrohen, do të përfitojnë shërbimet e nevojshme sociale, shëndetësore dhe arsimim për vete dhe fëmijët e tyre.

"Në momentinqë ata janë të paregjistruar, si të tillë nuk përfitojnë asnjë lloj shërbimi.Si të themi në shëndetësi, arsim, ndihmë ekonomike, strehim ", vijon Zotaj.

Stehimi i këtij komunitetit është një tjetër problem i vjetër dhe i mbartur prej vitesh. Për një pjesë të romëve të kryeqytetit, sipas Ministrisë së Punës, pritet të zgjidhet edhe ky problem. Kjo ministria po negocion me Bashkinë e Tiranës që disa familje rome të strehon në banesat që janë ngritur për të pastrehët në zonën e Shkozës.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›