Pa shprese per statusin PS e PD fajesojne njera-tjetren
Për herë të parë si maxhoranca dhe opozita artikulojnë qartë se kanë humbur shpresat për të marrë një përgjigje pozitive për statusin e vendit kandidat. Fatos Beja, kryetar i komisionit të jashtëm dhe Ditmir Bushati nga komisioni i integrimit, deklarojnë se muaji i mbetur nga progres-raporti i radhës nuk mund të përbëjë kthesën në favorin tonë.
“Personalisht nuk pres surpriza. Pres një fotografim të realitetit shqiptar ashtu siç është, një diagnostikim shumë të kthjellët siç e bën gjithmonë Komisioni Europian dhe pres gjithashtu edhe përcaktimin e një udhërrëfyesi të qartë se ku duhet të ecë politika shqiptare, cilat duhet të jenë detyrat e saj sepse Shqipëria ka humbur shumë dhe them se jemi vonë edhe për vitin tjetër dhe duhet të fillojmë të punojmë në mënyrë shumë sistematike”, tha Bushati.
“Kur dëgjova deklaratën e trishtueshme të liderit të opozitës që parlamenti merret me rrumpalla drafligje dhe se nuk do të votojmë ligje me 3/5, atëherë kuptohet që jemi në situatën e bllokimit me dashje, me dëshirë të procesit normal të parlamentit, atëherë sigurisht që nuk mund të ecësh përpara dhe nuk mund të jesh i suksesshëm”, tha Beja.
Por 2 deputetët i gjejnë arsyet e një refuzimi të mundshëm edhe këtë vit, tek forca kundërshtare.
“Gjithësesi, teknikisht është mundësia qysh këtë javë që ne të futemi në proces votimi të atyre gjërave që ndihmojnë integrimin e Shqipërisë”, u shpreh Beja.
“Nuk e pengon opozita qeverinë për të kthyer përgjigje pozitive kërkesave tona, si për reformën parlamentare ashtu edhe për atë zgjedhore që burojnë nga këto 12 përparësi”, theksoi Bushati.
Të hënën Ministrja Majlinda Bregu raportoi tek komisioni parlamentar i integrimit mbi zbatimin e 12 porosive që Brukseli dha vitin e kaluar. Shqipëria ishte vendi i parë të cilit iu refuzua statusi i vendit kandiat, ndërkohë që opinioni i radhës pritet të dalë më 12 tetor.
Elona Gjylmi