Emiri i Katarit vizite ne Shqiperi. Firmosen tete marreveshje ndershteterore
Autoriteti me i larte i Katarit Emiri Hamad Bin Khalifa Al-Thani zhvilloi dje viziten e tij te pare ne Shqiperi qe u konkludua me firmosjen e tete marreveshjeve mes dy shteteve ne fusha te ndryshme. Emiri i Katarit viziten e tij e nisi me pritjen ne Presidence nga homologu i tij shqiptar. Presidenti i Republikes Bamir Topi. Pas pritjes madheshtore solemne me ekzekutimin e himneve kombetare te te dyja vendeve dhe kalimit ne reviste te Truprojes se Nderit te dy kreret e shteteve zhvilluan nje takim koke me koke dhe me pas kryesuan bisedimet zyrtare midis delegacioneve respektive te cilat u perqendruan ne forcimin e marredhenieve dypaleshe zgjerimin e bashkepunimit ne fusha me interes te ndersjelle kryesisht ne ate ekonomike turistike infrastrukturore shendetesore dhe fusha te tjera. Presidenti Topi dhe Emiri i Shtetit te Katarit Sheiku Al Thani shprehen njezeri vendosmerine vullnetin dhe angazhimin per te cuar perpara bashkepunimin dypalesh e fuqizimin e metejshem te marredhenieve shume te mira mes dy vendeve tona. Takimi vijoi me ceremonine e dekorimit te Emirit te Shtetit te Katarit nga Presidenti Topi me Urdhrin Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Gjate takimit me kryeministrin Berisha vizita e Emirit te Katarit u konsiderua si historike e cila pritet te sjelle kontribut te rendesishem ne marredheniet miqesore dhe zgjerimin e bashkepunimit ne shume fusha. Ne takim u ra dakord qe ne muajt dhe ne vitet e ardhshem te filloje me shpejtesi evidentimi studimi pergatitja dhe realizimi i projekteve te rendesishme ne fusha si ajo e turizmit bregdetar dhe malor e infrastruktures dhe importimit e shfrytezimit te gazit te lengshem natyror si per prodhim energjie elektrike. Projekte te tjera te rendesishme do te kete ne fushen e infrastrukturave portuale te prodhimit te energjise hidrike te bujqesise arsimit kultures sporteve etj. si dhe projekte infrastrukturore e turistike per kryeqytetin e Shqiperise Tiranen ne bashkepunim me bashkine e ketij qyteti dhe kryebashkiakun Lulzim Basha. Nje takim Emirit te Katarit iu rezervua edhe nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Ne fokus te bisedes mes Kryetares se Kuvendit dhe Emirit te Katarit Sheiku Hamad Bin Khalifa Al Thani ishin mundesite e forcimit te marredhenieve ekonomike duke evidentuar hapesirat qe ekzistojne per kete bashkepunim me interes reciprok. Marreveshjet e lidhura dje mes qeverise shqiptare dhe asaj te Katarit kane te bejne me shmangien e tatimit te dyfishte dhe parandalimin e evazionit fiskal per tatimin mbi te ardhurat me nxitjen dhe mbrojtjen reciproke te investimeve dhe me sherbimet ajrore. Marreveshje te tjera lidheshin me bashkepunimin kulturor ate ne fushen e turizmit sherbimin e jashtem dhe bashkepunimin per lajmet qeveritare. Nje marreveshje lidhej edhe me themelimin e Keshillit te Biznesit te Perbashket ndermjet Dhomes se Tregtise dhe Industrise se Katarit dhe Unionit te Dhomave te Tregtise dhe Industrise se Shqiperise.