Opozita mirëpret emërimin e shefit të AIK-së
Prishtinë - Emërimi i Bashkim Smakajt, në postin e drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, është mirëpritur sot nga partitë opozitare në vend. Partitë opozitare njëkohësisht u shprehën të pakënaqura për moskonsultime paraprake rreth emërimit.
Aleanca Kosova e Re, është subjekti i vetëm nga partitë opozitare që gjatë ditës së djeshme, së paku ka biseduar me presidentin Fatmir Sejdiu rreth emërimit të drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
Nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli, emërimin e Smakajt, e vlerëson si një hap kyç drejt zhbllokimit të procesit për kompletimin e kësaj agjencie të domosdoshme. Makolli mëtej thotë se Bashkim Smakaj plotëson kriteret për këtë post, për të shtuar se përparësia kryesore është pikërisht backgroundi i tij apolitik.
“Asnjëherë nuk mund të thuhet se nuk ka më të mirë, pasi kjo është relative. Në këtë vend ka njerëz edhe më të mirë, por është vlerësuar se në këtë fazë kohore është njeriu i cili i plotëson kriteret. Në të vërtetë është ajo që ne kemi dëshiruar pasi ne kemi kërkuar që ky person të gjindet brenda Policisë së Kosovës duke i pas parasysh fazat mëpër të cilat ata kanë kaluar edhe sfidat me të cilat janë përballur gjatë këtyre vjetëve”, tha Makolli.
Besa Gaxherri nga Lidhja Demokratike e Dardanisë, thotë se për Bashkim Smakajn, për herë të parë ka dëgjuar mbrëmë në media dhe kjo sipas saj nuk është një porosi e mirë pasi po jepet një imazh se Kosova nuk ka persona të njohur që kanë përvojë në këtë drejtim.
“Nuk e di nga vjen, megjithatë nuk dua të paragjykoj se nuk do të mund t'i dal ball detyrës. Megjithëse nuk është një porosi e mirë duke pas parasysh që vërtet në Kosovë po jepet një imazhi që Kosova vërtet nuk ka persona të njohur ose nuk kanë punuar në këtë drejtim asnjëherë”, tha Gaxherri.
Ndonëse i stërvonuar, vendimi i kryetarit dhe kryeministrit është i mirëseardhur. Kështu tha Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për të shtuar se për vendime të tilla së paku do duhej të konsultohen edhe partitë opozitare.
“Për drejtorin e AIK-ut nuk mund të themi asgjë me paragjykim sepse edhe nuk është mirë, por themi që është dashur të bëhen konsultime me partite politike sepse është një sektor shumë i ndjeshëm për Kosovën. Por në fakt ne nuk e dijmë sepse nuk jemi njoftuar fare lidhur me biografinë e tij ose së paku kush është, cili do qoftë ai nuk ka rëndësi por është dashur një konsultim paraprak në mënyrë që të kemi një koncensus të përbashkët, në mënyrë që drejtori i AIK-ut të jetë në nivelin e detyrës që e ka duke pas një përgjegjësi të madhe para gjithë qytetarëve të Kosovës", tha Isufi.
Bashkim Smakaj, i emëruar në postin e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, është i lindur më 1976 në fshatin Kpuz të Klinës. Ka të kryer Fakultetin e Biologjisë dhe Shkencat Politike- dega Administratë Publike. Deri tani ai ka qenë Drejtor i planifikimit strategjik dhe ndërlidhjes me policinë kufitare në Policinë e Kosovës.
Ai është zgjedhur për një mandat 5 vjeçar, por me mundësi të rizgjedhjes, ashtu siç e parasheh ligji për Agjencinë Kosovare të Inteligjencës. Emërimi i Bashkim Smakajt pasoi muaj të tërë negociatash për gjetjen e një emri të pranueshëm në krye të shërbimit sekret të Kosovës. RTK