E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lagendijk viziton nesër Kosovën

Bruksel - Anëtari i Parlamentit Evropian, Joost Lagendijk pritet të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të takohet me kryeparlamentarin kosovar, Jakup Krasniqi. Një rezolutë për Kosovën, e paraqitur nga deputeti raportues Lagendijk është diskutuar dje në Parlamentin Evropian, dhe u miratua sot. Në debatin e zhvilluar në Parlamentin Evropian, Lagendijk tha se ''zhvillimet në Kosovë janë pozitive dhe shpresoj se edhe Serbia do ta kuptojë situatën e re të krijuar''. ''Kosova është e pavarur, duam apo nuk duam ne dhe kjo nuk do të ndryshojë'', theksoi Lagendijk, i cituar sot nga media kosovare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›