FSHV: “Synojme afrimin e sportdashësve në sdadiume”
Autori i Lajmit: red.
Volejbolli shqiptar për femra dhe meshkuj parashikohet të funksionojë mbi bazën e një strukture të re për sezonin e ardhshëm 2008-2009. Struktura e përgatitur nga Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) do t i paraqitet për miratim Komitetit Ekzekutiv që pritet të mblidhet në ditët e ardhshme. Sekretari i kësaj Federate, Leonard Tase, tha se “me strukturën e re synojmë që volejbolli të shtrihet në të gjithë vendin me qëllim afrimin e sa më shumë sportdashësve pranë kësaj disipline. Kuptohet këtu do të seleksionohen ekipet më të mira". Duke folur për kampionatin e ardhshëm, Tase tha se ai do të jetë i hapur për të gjitha ekipet e regjistruara. Ai do të zhvillohet me dy faza (vajtje-ardhje). Në përfundim të dy fazave, katër ekipet më të mira do të zhvillojnë një tjetër "minikampionat", sërish vajtje-ardhje, por pikët do të nisin nga fillimi. Më pas, në bazë të renditjes së këtij "minikampionati" do të zhvillohet edhe play-off-i me katër ekipet më të mira, nga ku do të dalë skuadra kampione.
Ky lajm është publikuar: 11/07/2008