E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani në “Qemal Stafa”, Tirana në “Selman Stërmasi”

Autori i Lajmit: red.
Pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), drejtuar klubeve të kryeqytetit për të paraqitur kontratën me stadiumet ku do të luajnë ndeshjet e sezonit 2008-2009, gjithçka është kryer shpejt nga Partizani dhe Tirana. Vetëm Dinamo nuk ka vendosur dhe pritet një gjë e tillë brenda javës. Për sezonin 2008-2009 ekipi i Partizanit do t i luajë të gjitha ndeshjet në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" tha sot drejtori i stadiumit, Perikli Dhales. Ndërsa, klubi i Dinamos theksoi Dhales, ka vendosur që t i luajë ndeshjet në "Qemal Stafa" dhe gjatë këtyre ditëve pritet të nënshkruhet aktmarrëveshja.
Ndërkohë, që skuadra e Tiranës do t i zhvillojë ndeshjet në stadiumin "Selman Stërmasi". Sezoni futbollistk do të nisë në datën 24 gusht.
Ky lajm është publikuar: 11/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›