Opozita ndërpret bojkotin. Vendimi zyrtarizohet në orën 18:00
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka vendosur te nderprese bojkotin. Pasdite rreth ores 18:00, ai do te mbledhe deputetet socialiste per t’i komunikuar vendimin. Interesant do te jete justifikimi dhe arsyetimi i kryesocialistit Edi Rama pas 6 muajsh premtimesh bojkot per antaresine socialiste. Vjen i papritur ndryshimi i politikes se partise me te madhe ne opozite, kur ne mbeshtetje te bojkotit simpatizantet socialiste qendruan pa ndalim per 3 dite rresht ne proteste. Të njëjtët simpatizantë votuan alternativen e bojkotit te premtuar gjatë fushatës së Edi Ramës brenda PS me një mbështetje mbi 90%.
Në anën tjetër per 5 muaj me rradhe deputetet socialiste te Levizjes per Mendimin Ndryshe i keshilluan Edi Rames te mos merrte rrugen e bojkotit, si nje rruge pa krye. Data 6 mars, dita e fundit e vlefshmerise se mandatit te deputeteve bojkotues merr ne kete rast nje rendesi vendimtare.
Vec presionit të afateve ligjore, ndërkombëtarët për 6 muaj me rradhë kërkuan ndërprerjen e bojkotit.
Thirrja më e fortë erdhi një ditë më parë nga brenda selisë rozë, përmes Hanes Svobodës, nënkryetari i grupit socialist në Parlamentin Europian.
Gjatë drejtimit te Partise Socialiste, kryetari i saj Edi Rama, ka zevendesuar deputetet e vjeter me ata te rinj, duke qenë i kritikuar shpesh, ne veçanti për strategjitë e hartuara nga kjo opozitë. E megjithatë një ditë më parë kryesocialisti Edi Rama siguroi se kjo opozitë ka parashikim të saktë të politikave të saj: “është çështje e një plani të mirëmenduar që ecën sipas parashikimit tonë”.
Dorian Kodra Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 24 shkurt 2010 ) < I mëparshmi