Dhunon bashkeshorten i ndalon mjekimin ne spital
Nuk ka mjaftuar vetem dhuna fizike sistematike ndaj bashkeshortes por burri i ka ndaluar dhe daljen nga shtepia per mjekimin ne spital. Ngjarja e rende eshte bere publike vetem gjate dites se djeshme fale komunikimit te zorshem me te afermit e saj te nje gruaje 28-vjecare nga fshati Spolat ne Lushnje te cilet me pas kane informuar forcat e rendit. Sipas te dhenave te ketyre te fundit mesohet se sherbimet e Parandalimit dhe te Hetimit te krimit te Komisariatit te Policise bene dhe arrestimin e Ermani Cela 36 vjec lindur dhe banues ne fshatin Spolat te rrethit Lushnje me akuzen e Kanosje Plagosje e lehte me dashje dhe Kanosje per te mos kallezuar. Sipas te dhenave te policise lokale zanafilla e ngjarjes daton disa kohe me pare kur ne vazhden e dhunes qe ushtronte ndaj te shoqes 28 vjecare Cela ka ushtruar dhune te vazhdueshme ndaj saj duke i shkaktuar demtime te shumta trupore. Vec kesaj nga te dhena policore eshte mesuar se kryefamiljari e ka rrahur te shoqen dhe i eshte versulur me thike duke i kanosur seriozisht jeten. Nj fakt te tille eshte konfirmuar edhe nga burime policore sipas te cilave Cela e ka kanosur te shoqen me nje thike per te mos kallezuar duke e mbajtur te mbyllur ne banese. Ndersa nuk e ka lejuar te demtuaren per marrjen e ndihmes mjekesore ne spital. Fatmiresisht vetem gjate dites se djeshme e reja ka arritur te jape sinjale tek te njohurve te saj dhe keta te fundit kane sinjalizuar policine. Nderhyrja e efektiveve te policise se komisariatit te Lushnjes ka cuar nen pranga 36-vjecarin Cela ndersa ka shoqeruar me urgjence ne spitalin rajonal te Lushnjes gruan e dhunuar.