E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga trafikantit te automjeteve luksoze

Ka tentuar te kaloje pa u vene re edhe kete here nga policia ne dogane por verifikimi i imtesishem ka nxjerre ne pah trafikimin e plot 12 automjeteve luksoze. Aurel Pali 20 vjec nga fshati Troshan i komunes Blenisht te Lezhes eshte vene ne pranga nga policia e Sarandes. Lajmi eshte bere i ditur nje dite me pare nga burime te policise lokale nga te cilat mesohet se i riu dyshohet si autori i kontrabandes se 12 makinave luksoze te huaja per ne Shqiperi. Sipas te dhenave te policise mesohet se mesditen e se martes Pali eshte paraqitur ne Piken e Kalimit Kufitar Qafe-Bote me automjetin tip Mercedes-Benz fugon 312 me ngjyre te bardhe me targa AJ261 VP. Ne furgon ka pasur pjese kembimi per makina. Pas verifikimit qe ka bere policia ka rezultuar se Pali gjate vitin 2010 ka futur ne Shqiperi nepermjet disa pikave te kalimit te kufirit 12 mjete te ndryshme me targa te huaja. Nderkohe pas hetimeve paraprake materialet i kane kaluar prokurorise e cila po vazhdon hetimet e metejshme per autorin e ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›