Opozita në Siri kërkon përfshirjen e OKB-së

Opozita siriane kërkon që Kombet e Bashkuara t`i ndihmojnë vëzhguesit e Ligës Arabe rreth çështjes së Sirisë. Vëzhguesit janë duke bërë përpjekje që t`i japin fund dhunës dhjetë mujore në vend.
Kërkesa është bërë nga anëtarët e Këshillit Kombëtar Sirian për shefin e Ligës Arabe, Nabil al-Arabi.
Ndërkohë, kryeministri i Katarit, Hamad bin Xhasim, i cili është drejtues i komitetit të Ligës Arabe në Siri e ka pranuar se misioni vëzhgues ka bërë disa gabime.