E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekretari i jashtëm britanik Hejg takohet me San Su Ki

Sekretari i jashtëm britanik, Uilliam Hejg, gjatë vizitës së tij në Birmani, ka zhvilluar sot bisedime edhe me lideren e opozitës, Aung San Su Ki.

Gjatë takimit në Jangon, Hejg dhe San Su Ki kanë bërë thirrje bashkarisht për lirimin e të gjithë të burgosurve politik dhe për zgjedhje të lira në vend.

Hejg është sekretari i parë britanik që po e viziton Birmaninë pas më shumë se një gjysëm shekulli.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›