Irani dhe Perëndimi bien dakort për bisedime

Ministri i jashtëm turk ka bërë të ditur se ai i ka shqyrtuar një ofertë të Perëndimit dhe të Teheranit për të nisur sërish negociatat rreth programit të tij bërthamor.
Ministri Ahmet Dautogllu ka shprehur shpresën se bisedimet, të cilat kishin ngecur para një viti, të fillojnë sërish.
Ndërkohë ministri i jashtëm i Iranit, Ali Akbar Salehi konfirmoi se Irani është i gatshëm tu kthehet bisedimeve me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermaninë, me pajtim të palëve për vendin dhe kohën e bisedimeve.
Teherani thotë se programi i tij bërthamor është paqësor dhe se vendi ka të drejtën sovrane për teknologji atomike.
Perëndimi, nga ana tjetër, dyshon se Irani është në kërkim të armëve bërthamore.