Opozita nuk do ta votoj Bedri Hamzen guvernator

Partitë në opozitë, LDK dhe VV, po pretendojnë se nëse prapë janë të propozuarit e seancës së kaluar për votimin e një anëtari joekzekutiv për Bordin e Bankës Qendrore të Kosovës, nuk do të jenë prezentë në sallë, pra sipas tyre prapë do ta lëshojnë seancën.
Ismet Beqiri, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, sot pas mbledhjes së kryesisë ka deklaruar se subjekti i tij nuk ka asgjë personale kundër Bedri Hamzes dhe se sipas tij, arsyeja e vetme që ata nuk do ta votojnë Hamzen për guvernator të BQK-së, është se i përket një partije.
Beqiri po ashtu ka bërë të ditur se LDK do ta bojkotoj sërish seancën e 21 shkurtit ku sërish do të votohen emrat e njëjtë për anëtar të bordit të BQK-së.
Edhe VV, ka paralajmëruar se nuk do t'i votoj kandidatët, sipas tyre, PDK nëpërmjet Drejtorëve të bordit po tenton që të kontrolli Ndërmarrjet Publike.
Nga ana tjetër, Ilmi Reçica është shprehur i bindur se seanca me ose pa prezencën e opozitës do të mbahet. Ai tha se koalicioni ka votat e nevojshme për kuorum.
Kryesia e Kuvendit ka vendosur që me 21 janar të mbahet seanca e papërfunduar dje, ku në rend të ditës ishte votimi i një anëtari joekzekutiv për Bordin e Bankës Qendrore të Kosovës. Kështu bëri të ditur pas kësaj mbledhjeje kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi.
Ai tha se nëse janë numrat dhe mund të zhvillohet votimi do të vazhdohet më tutje, por nëse jo atëherë do ti propozohet propozuesit që t'ju kthehen kandidatët për përsëritje të propozimit. /Indeksonline/