E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita perkujton viktimat e Gerdecit

TIRAN - Nen moton Fajin e ka Saliu Opozita e Bashkuar ka perkujtuar dje 26 jetet e humbura ne vendin ku ndodhi tragjedia e Gerdecit. Ne trevjetorin e tragjedise Partia Socialiste dhe aleatet e saj zgjodhen vendin ku humben jeten dhjetera persona dhe u plagosen shume te tjere per te kerkuar venien e drejtesise ne vend.


Rreth ores 1715 drejtues te opozites dhe banore te ardhur nga qytetet perreth filluan marshimin nga mbikalimi i autostrades deri afer vendit ku ndodhi tragjedia. Protestues te shumte mbanin ne dore pankarta ne te cilat shkruhej Kurre me korrupsion Kurre me padrejtesi Duam drejtesi Fajin e ka Saliu Berisha vrases Mediu vrases. Pjesemarresit ne demonstraten -homazh mbanin ne duar nga nje lule per ti vendosur ne nderim te viktimave te tragjedise qe ndodhi tre vite me pare.


Pergjate rruges se sapondertuar pas shkaterrimit total demonstruesit marshuan ne heshtje. Prane hyrjes per ne repartin e Gerdecit e cila eshte rrethuar dhe mbahet nen mbikeqyrje nga ushtria shqiptare ishte vendosur nje podium nga ku perfaqesues te opozites dhane mesazhin e tyre.


Ne fillim te protestuesve ishin te pranishem figura te njohura te opozites si kryetari i PS-se Edi Rama kryetari i PDS-se Paskal Milo kryetari i PLD-se Spartak Ngjela kryetari i PSV 91 Petro Koci. Ne kete proteste u vu re mungesa e kryetarit te PSD-se Skender Gjinushi kryetari i PBDNJ-se Vangjel Dule dhe ai i PDK-se Nard Ndoka. Te pranishem gjate kesaj demonstrate - homazh ishin te pranishem dhe zyrtare te larte te selise roze si Gramoz Ruci Pandeli Majko Namik Dokle Arta Dade Besnik Baraj Gjovalin Kadeli etj. Ndryshe nga zakonisht vendi i rrethuar prane kraterit te Gerdecit u perforcuar dhe me forca te Policise Ushtarake. Ndersa punonjes te policise shqiptare qendruan shume larg vendit ku po zhvilloheshin homazhet e opozites per viktimat e Gerdecit.


Ne nderim te tyre kryetari i Partise Socialiste dhe deputetja Ermonela Felaj vendosen sebashku nje kurore me lule. Nga nje kurore me lule vendosen Majko - Koci dhe Ruci - Dokle. Pas ketij rituali perkujtimor nisen dhe fjalimet e organizatoreve.

Ne fjalen e tij kryetari i Partise Socialiste Edi Rama theksoi se u bene tre vjet nga dita kur 26 njerez te zakonshem u vrane dhe kujtimi i asaj vrasje makaber me duart e nje shteti te vene ne dispozicion te pushtetit per perfitime te oborrit te Saliut kumbon me shume se cdo fjale sot. Ndryshe nga heret e tjera kryesocialisti ndonese kishte pergatitur fjalimin e tij nuk lexoi asnje rresht nga to por preferoi te thoshte ate qe ndiente.


Ai theksoi se shqiptaret meritojne qe te kene nje shoqeri dhe nje qeveri ku ministri i brendshem largohet pasi vret demonstruesit sic beri Ministri i Brendshem i Ben Aliut ne Tunizi. Te mos harrojme per ne do te thote te vazhdojme kete beteje me te vendosur dhe me kembengules se kurre. Te mos harrojme per ne do te thote te mos zmbrapsemi asnje milimeter dhe cast perball regjimit vrastar te atyre qe vrasin dhe na thone vrases. Vjedhin dhe na thone hajdute. Genjejne dhe na thone genjeshtare. Te mos harrojme per ne do te thote te shkojme perpara me te bashkuar se kurre per te larguar nga pushteti Koalicionin e Turpit qe po i merr Shqiperise frymen - shprehu vendosmerine Edi Rama.


Ne fund te fjales ai u kerkoi pjesemarresve qe te mbanin nje minute heshtje. Pas ketij rituali protestuesit u larguan nga Gerdeci.



Deputeti i PS-se Namik Dokle
Voten tone ne lule te ballit kunder qeverise vrastare
Ne duhet ta ndalim kete dore vrasese qe te mos kete me as Gerdec dhe as te vrare ne bulevard dhe as njerez qe vuajne per buken e gojes dhe qe per buken e gojes detyrohen te vijne ne fabrika te vdekjes sic ishte fabrika e Gerdecit. Kjo qeveri nuk vret vetem ne Shqiperi. Shtypi shkruan qe kjo qeveri dergon mortaja plumba pushke antitanke edhe ne Jemen dergon arme edhe ne Gjeorgji dergon arme dhe atje ku vriten njerez te pafajshem.


Sekseret e ketyre dergesave jane edhe serbe te cilet Milloshevici i dekoroi per trimeri ne Kosove. Kjo eshte trimeria e Sali Berishes qe vret dhe pastaj e quan veten te drejte. Kjo qeveri duhet te marre pergjigjen e merituar voten tone ne lule te ballit kunder qeverise vrastare. Arma jone e fuqishme eshte vota e lire vota e barabarte dhe ne do te mbrojme voten per te hequr kete qeveri hajdute dhe vrastare. Kjo eshte nje qeveri qe vjedh qe mashtron qe vret dhe ne duhet ti japim fund nje qeverisje te tille. Shpresa e vetme eshte opozita dhe partite e tjera te opozites.


Kryetari PSV 91 Petro Koci
Duhet te jemi te bashkuar qe te fitoje drejtesia
Fatkeqesisht na duhet te pranojme qe kjo qeveri e ka kthyer politiken ne nje makine vrasje. Fabrika e vdekjes nuk ishte thjesht nje ndermarrje private por ishte nje zgjatim i segmenteve te kesaj qeverie. Kjo eshte nje fatkeqesi e madhe qe paralajmeron se vrasjet ne kete vend nuk do te ndalojne akoma nese ne nuk jemi ne gjendje qe ne zgjedhjet e ardhshme te fitoje drejtesia mbi krimin. Prandaj ne jemi sot per te perkujtuar kete ngjarje te dhimbshme ne menyre qe te ndalojme qe ajo apo te tjera si ajo te perseriten me.


Fatkeqesisht kjo qeveri na kerkon te na coje ne Europe duke mbajtur ne njeren dore kazmen per te shkaterruar dhe ne tjetren pushken per te vrare. Por kjo rruge kjo menyre nuk na con ne Europe kjo rruge na kthen prapa. Prandaj ne jemi ketu per te mos lejuar qe Shqiperia te kthehet prapa. Ne jemi ketu per ti thene te gjitheve qe nuk eshte me koha qe nenat te vishen me te zeza per shkak te fajeve te politikes. Duhet te jemi te bashkuar ne menyre qe te fitoje drejtesia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›