Ngjela Mos prisni qe interesat te na i mbrojne te huajt

TIRAN - Ne protesten e djeshme te opozites kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi Spartak Ngjela ka ashperuar gjuhen ndaj qendrimit te ambasadorit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes Aleksander Arvizu. Pas deklaratave te ketij te fundit se ne Shqiperi demokracia eshte funksionale aleti i Opozites se Bashkuar ka kundershtuar kete qendrim.
Madje Ngjela theksoi se nese ndonje del kunder opozites per ndertimin e demokracise do te konsiderohet armik i shqiptareve. Sipas tij kryeministri nuk do te kishte vrare kater te tjere nese opozita nuk do ti kishte thene ndal qeverise me tragjedine e ndodhur ne Gerdec. Te themi te drejten te gjithe nuk kemi qene ne lartesine e duhur. Do te vrasi akoma. Nga ne varet. Nje gje ta dine te tere interesat e shqiptareve i mbrojne vetem shqiptaret.
Nuk ka te huaj te mbrojne interesat tona vetem shqiptaret vete. Ata qe mendojne se do tia u mbajne te tjeret do te perfundojne si keta ketu. Demokracine dhe lirine tone e kemi marre persiper ta ndertojme vete kush do ta pengoje do te jete armik i shqiptareve ta di mire. Ne kerkojme zgjedhje te lira liri tregu drejtesi dhe demokraci te tipit perendimor e cila nuk ekziston sot ne Shqiperi. Ata qe thone se ekziston nuk jane me ne. Ua garantoj une - deklaroi Ngjela. Kush eshte ai njeri - vijoi kreu i PLD-se - me pak mend ne koke qe nuk kupton se ky kryeminister i cmendur. Sipas tij vetem nje budalla ose ndonje tjeter qe urren shqiptaret nuk e kupton. Per te nuk mund te mbahet ne pushtet nje i cmendur qe vret ne cdo cep rruge qe akuzon Presidentin e Republikes per komplot bashke me shefin e opozites.
Kush eshte ky Si mund te durohet ky Kush jane keta qe e durojne Kete radhe shqiptaret nuk e durojne shqiptaret do ti thyejne brinjet ne zgjedhjet qe do te vijne. Te gjithe te gjithe te gjithe vota do te fusin ne kuti turma njerezish. Vetem shikojeni me vemendje se si tallet me popullin ky palaco rrugesh. Shikojeni ua tregoj une - shprehu shqetesimin Spartak Ngjela. Sipas tij te gjithe diktatoret tiranet kane vrare dhe ministrat e Brendshem dhe kane doreheqjen. Por nenvizoi ai vetem Gadafi dhe ndonje tjeter Ben Ali dhe ky ministri i tij jo vetem qe nuk jep doreheqjen pasi vrau kater njerez te pafajshem ne bulevardin Deshmoret e Kombit por na kandidoka dhe ne Tirane.
Mos kujtoni se e ka bere si nje benifit si nje miresi per nje mik per nje koleg per nje partner por do te thyeje shqiptaret do te thote ja Do tju vras ne cdo cep rruge. Na merr te keqen se ne e kemi duruar per ti dhuruar koston nje profil paqesor ai kete po e merrka per dobesi per friken tone. Frikacak eshte ai zoteri i cili ka bere zborin ne kete vend ketu dhe thote nuk di ku bie Gerdeci - deklaroi kryetari i PLD-se. Ngjela kerkoi qe te shikohen dokumentet e kryeministrit Berisha sepse e ka bere zborin ne Gerdec.
Sipas tij kryeministri si qen ka bere zborin dhe pasi ka dale nga zbori na paska thene se ky eshte nje vend i shenjte ku une mesova te luftoj imperializmin. Ata njerez qe u vrane ketu ta dini mire kane hyre ne ndergjegjen e kombit ta degjoni te gjithe kane hyre ne ndergjegjen e kombit dhe kurre nuk do te mbetet kjo shoqeri pa ndeshkuar te pafajshmit ketu dhe iu vune armet atyre ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Ata qe kane hyre per te bere dicka duhet ta cojne deri ne fund kete ceshtje sepse eshte ceshtja e nderit te kombit e nderit te shoqerise shqiptare e te ardhmes tone demokratike dhe perendimore - perfundoi Ngjela.