Opozita prej 1 jave në grevë Sot 3 grevistë në spital Ruci: Në betejë për demokraci
TIRANE- Në cadrat e vendosura para kryeministrisë vazhdon greva e njëzet e dy deputetëve të opozitës dhe 180 mbështetësve për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Grevistët tashmë kanë kaluar natën e shtatë të grevës së urisë të cilën e filluan natën e 30 prillit. Ata deklaruan mbrëmë se nuk do të dorëzohen dhe shprehen mirënjohës për mbëshetësit e tyre që cdo ditë vijnë në bulevard. Një grevist është derguar në spital pasi gjëndja e tij shëndetësore u përkeqësua. Ky është grevisti i peste i cili merr mjekim urgjent në spital, që nga fillimi i grevës.
ORA: 21: 10- RëNDOHET GJENDJA E DEPUTETIT BLENDI KLOSI
Rëndohet gjendja e deputetit socialist, Blendi Klosi i cili është futur në grevë urie një javë më parë në mbështetje të kauzës për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Mësohet se Klosi ka patur komplikacione për shkak se vuan nga diabeti ndersa mjekët janë detyruar ti vendosin serum.
Kolegët i kanë bërë shpesh apel deputetit Klosi të heqë dorë nga greva për shkak të diabetit por ky i fundit është shprehur i bindur për ta cuar kauzën deri në fund. Aktualisht, mjekët thonë se nuk është e nevojshme nisja drejt spitalit ndërkohë që po i jepet ndihma e parë në ambientet e cadrave.
ORA: 20:33- RëNDOHET GJENDJA, TJETëR GREVIST TRANSPORTOHET Në SPITAL
Rëndohet situata në cadrat e grevistëve të cilët janë duke përmbyllur ditën e tetë të grevës së urisë në bulevardin përpara kryeministrisë. 40 vjecari nga Vlora, Isa Arapi është transportuar menjëherë në spital pas komplikacioneve të ardhura si rezultat i mungesës së ushqimit për ditë të tëra. Ky është rasti i tretë i grevistëve që detyrohen të largohen nga greva vetëm brenda ditës së sotme , ndërsa në total 7 grevistë nuk kanë mundur të rezistojnë në cadra.
ORA: 20:22- RUCI: Në BETEJë PëR SHQIPëRINë E SHPRESëS
Duke përshëndetur mbështetësit e opozitës edhe në emër të kryetarit të PS , i cili nuk mundi të ishte i pranishëm në protestën e radhës , kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci i kë bërë thirrje kryeministrit Berisha të reagojë dhe ti japë zgjidhje situatës që rënodhet nga dita në ditë.
“Berisha është fajtori i vetëm i krizës që ka kapur këtë vend. Ky njeri që sot është mbyllur në kryeministri duhet të kuptojë që kjo godinë është pronë e këtij populli që kërkon të dijë se si ka hyre ai në këtë godinë, që kërkon të dijë se kur do të vijë zgjidhja e kauzës sonë” u shpreh Ruci.
Ndërsa shprehu mirënjohje e përulje ndaj sakrificës së grevistëve, Ruci tha se “sot në bulevard po shkruhet një histori e re për të ndryshuar historinë e vjetër”.
Deputeti socialist nënvizoi se opozita është e bindur për të cuar deri në fund betejën për të fituar, sic tha ai, të drejtën për të jetuar në liri e në demokraci.
“Ne socialistët shqiptarë bashkë me aleatët tanë kërkojmë liri dhe demokraci dhe nuk kërkojmë lëmoshë, kërkojmë të drejtën për transparencë, sepse liria dhe demokracia janë në rrezik nga errësira e një pushteti që ka për aleat vetëm errësirën. Duam Shqipërinë e punës, shpresës, dinjitetit, Shqipërine e lirisë,
kërkojmë një Shqipëri si gjithë Europa” vazhdoi më tej Ruci.
ORA 18:46- OPOZITA PROTESTON PARA KRYEMINISTRISE
Ka nisur edhe sot, protesta e përditshme e opozitës përpara kryeministrisë, aty ku janë ngujuar në grevë edhe 202 persona. Në mbështetje të protestës së sotme kanë mbërritur protestues nga Fieri, të cilët më herët kanë bllokuar për disa minuta qarkullimin në rrugën e Kavajës.
Gjatë fjalës së saj përpara mbështetësve, deputetja Ermelinda Meksi theksoi se greva e opozitës është një betejë për parimin e votës së lirë që do të përfundojë vetëm kur nga ana e mazhorancës të ketë një përgjigje pozitive për kauzën e tyre.
“Greva dhe protesta jonë po merr dimensione gjithmonë më të mëdha, vetëm qeveria nuk po e dëgjon zërin e protestës paqësore dhe demokratike. Duke hyrë në grevë urie, deputetët dhe mbështetësit e opozitës kanë vënë jetën e tyre në themel të kësaj proteste, në themelet e demokracisë” u shpreh Meksi.
Ndërkaq deputeti Bashkim Fino i bëri thirrje kryeministrit Berisha të dalë në dritare e të shikojë, sic tha ai, shqiptarët që këkrojnë votën e lirë.
“I kam kërkuar kryeministrit të reflektojë, si socialist, si qytetar dhe si ish kryeministër i vendit. Por Sali Berisha ka frikë nga populli. Sot nga ky bulevard i rikujtoj kryeminsitrit që të dalë në dritare, të ngrejë grilat qe i kanë zëzë sytë dhe të shikojë shqiptarët që kërkojnë të votojnë të lirë” u shpreh Fino duke shprehur mirënjohje dhe mbështetje për grevsitët në cardër.
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ju drejtua autoriteteve ndërkombëtare në vendin tonë duke theksuar se idealet për të cilat po lufton opozita nuk kanë asnjë ndryshim me idealet e etërve të demokracisë.
“Sot u vu në lëvizje gjithë diplomacia në vendin tonë. Dëshirojmë ti themi Ambasadorit të SHBA se idealet tona nuk kanë asnjë ndryshim nga idealet që na mësuan etërit e demokracisë amerikane. Vlerat tona janë vlerat e themeluesve të Unionit Europian, për ato jemi këtu dhe për ato do të luftojmë” u shpreh Dule ndërsa nënvizoi se fundi i protestës do të jetë fitorja ndaj demokracisë.
Dule ftoi qytetarët në protestën e madhe të 9 Majit, për të festuar sic tha ai, ditën e fitores ndaj demokracisë dhe qytetarisë.
Ndërkohë kreu i PLD-së, Spartak Ngjela i bën thirrje kreut të shtetit të zgjidhë sa më parë krizën që ka përfshirë vendin.
“I drejtohem Presidentit të Republikës duke i kërkuar të marrë funksionin e tij të kryetarit të shtetit dhe ti japë zgjidhje kërkesës për liri që i kërkon populli i tij” theksoi Ngjela duke ftuar qytetarët në protestën e 9 Majit.
“Nuk është e lehtë të fitosh lirinë, por ne ecim përpara drejt fitores sonë. Hajdeni këtu në 9 maj ju që e filluat që ta përfundojmë” vazhdoi më tej Ngjela.
Më tej protesta vazhdoi me fjalime të grevistëve nga Fieri të cilët shprehën vendosëmrinë për të vazhduar deri në fund betejën për transprencën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
“Kërkesa jonë është legjitime dhe plotësisht kushtetuese. Do vazhdojmë deri në fund rrugën tonë deri sa Berisha të pranojë kërkesat tona” u shprehën qytetarët që janë duke mbyllur sot ditën e tetë të grevës së urisë.
ORA: 18:05- YLLI: KAUZA JONë PëR Të GJITHë SHQIPTARëT
Gjatë një komunikimi në News24 , deputeti socialist Fidel Ylli deklaroi se greva e PS është një protestë për transparencën e votës së lirë që u përket të gjithë shqiptarëve.
“Eshte protestë për transparencë, jo për të ndërruar këtë qeveri . Kjo është një kauzë e qytetarëve dhe kjo është një kauzë e fituar” u shpreh Ylli.
Deputeti socialist tha se beteja e opozitës është në funksion të asaj që qytetarët kanë ëndërruar që në vitin 1991, për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.
“Përvec prekjes së votës, qytetarët kërkojnë zbardhjen e faturave të energjisë, zbardhjes së vrasjes së deputetit Xhindi, tunelin e Kalimashit. Këtë betejë që kemi nisur nuk e kemi për veten tonë, por për atë që kemi endërruar që në vitin 1991 për tu bëre si gjithë Europa” theksoi Ylli.
ORA: 17:25- PROTESTUES NGA FIERI MARSHOJNë DREJT BULEVARDIT
Protestues nga Fieri po marshojnë nga rruga e Kavajës drejt bulevardit përpara selisë së kryeministrisë për të marrë pjesë në protestën e radhës të opozitës, sikurse cdo pasdite tjetër, në orën 18:00.
Protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve ndërsa i janë drejtuar bulevardit, në mbështetje të deputetëve dhe qytetarëve të cilët janë sot në ditën e tetë të grevës së urisë, për transparencën e plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit.
ORA 15:00-LESKAJ: KëRKESA PëR TRANSPARENCë MBëSHTETET Në KUSHTETUTë
Partia Socialiste konsideron se kërkesa e saj për transparencën e zgjedhjeve mbështetet në të drejtën kushtetuese. Deputetja e PS-së, Valentina Leskaj, konfirmoi gjatë një konference për shtyp, se "ajo që PS kërkon sot është transparenca e zgjedhjeve mbështetur në të drejtën kushtetuese".
"Kjo nuk ka të bëjë me ndryshim të rezultatit apo me vendime të Kolegjit Zgjedhor, por ka të bëjë me respektimin e një të drejte ligjore", u shpreh deputetja Leskaj.
Duke shprehur angazhimin e PS-së për zgjidhjen e krizës, deputetja socialiste falenderoi Komisionerin për Zgjerimin në BE, Stefan Fule, për angazhimin permanent dhe mbështetjen e dhënë proceseve integruese të Shqipërisë në BE, si dhe për nxitjen që i ka bërë politikës shqiptare për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.
ORA 13.30 TJETëR GREVIST Në SPITAL, SHëNDETI I DEPUTETëVE KLOSI E SPIROPALI I PëRKEQëSUAR
Një tjetër grevist është detyruar të ndërpresë grevën për shkak të komplikacioneve të shëndetit. Mjekët thonë se Edmond Prifti nga Patosi, 37 vjec kishte shfaqur probleme me tensionin. Anila Basha raporton se deputetët Elisa SpiroPali dhe Blendi Klosi si dhe dy grevistë të tjerë nuk janë në gjëndje të mirë shëndetësore .
"Falenderoj mjekët dhe refuzoj të largohem nga greva. Pa hapur kutitë nuk dal, edhe nëse na duhet të shkojmë në spital. Do marrim mjekimin dhe do rikthehemi. Në këtë kamp nuk ka më trupa por një shpirt i vendosur për ta cuar deri në fund kauzën"- tha Blendi Klosi në një prononcim për NEWS24.
Klosi pranoi se ka marrë mjekim por shtoi se është i vendosur të mos e ndërpresë grevën
ORA 12:50 PS: RAMA NE BRUKSEL, TAKIME ME KOMISIONERET BE
Selia rozë informon se kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është nisur sot drejt Brukselit ku pritet të zhvillojë takime me komisionerë të Bashkimit Europian. Temë e takimeve do të jetë kriza politike dhe greva qëPS ka ndërmarrë në betejën e saj për transparencën e votës së 28 qershorit. Nesër kryesocialisti do të jetë sërish në Tiranë në mbështetje të protestuesve.
ORA 12.20 GREVISTI I RIKTHEHET GREVES
Demo Muho, grevisti nga Tirana i cili dje u shtrua në spital për shkak të përkeqësimit të shëndetit i është rikthyer grevës. “Erdha të përkrah shokët e mi në këtë betejë për transparencën e zgjedhjeve” – tha Muho para se të hyntë në kampin e grevistëve.
ORA 12:00 NJE GREVIST NE SPITAL, BROKAJ: PO U RENDOHET SHENDETI
Niko Gora, është grevisti i pestë, nga 30 prilli, i cili u shtrua sot në spital për shkak të përkeqësimit të shëndetit. Qytetari nga Korca i është bashkuar grevës së urisë në cadrat vendosura para kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në betejën për transparencën e zgjedhjeve. Gorës, i cili vuan nga diabeti, i është përkeqësuar shëndeti dhe mjekët kanë urdhëruar dërgimin e tij për mjekim në spital.
Mjeku Sabit Brokaj thotë se “nga pikëpamja mjekësore janë disa raste, (grevistë) të cilët duhet të trajtohen në spital”, “por kemi hasur rezistencë pasi dan të qëndrojnë”- vazhdon ai.
Sipas mjekut Brokaj grevistët të cilët duhet të ndërpresin grevën do shtohen pasi kapacitetet kompensuese të organizmit kanë një limit, të cilat ora orës dhe dita ditës, ezaurohen. Brokaj thotë më tej se gjëndja më e rënduar shëndetësore është e deputetit Blendi Klosi edha ai diabetik.
ORA 11:40 DOKLE: ZGJIDHJA E VETME HAPJA E KUTIVE
Deputeti socialist Namik Dokle e cilëson pozitive por të vonuar takimet që presidenti i Republikës Bamir Topi po zhvillon sot me ndërkombëtarët dhe zv kryeministrin Ilir Meta. “Në këto bisedime të kujtohet koha e humbur”- thotë Dokle duke theksuar se opozita nuk do ti japë fund grevës pa gjetur një zgjidhje e cila “është vetëm një, ajo e hapjes së kutive. Modalitetet janë të ndryshme por nuk zgjidhje pa hapur kutitë “- nënvizoi Dokle në një prononcim për NEWS24.
Dokle vazhdon më tej duke u shprehur se zgjidhja qëndon në “zgafellën e kryeministrit”. Deputeti socialist shton se “presim mesazh nga ndërkombëtarët, por zgjidhja qëndron në zgafellën e kryeministrit ku ka mbyllur dialogun dhe zgjdhjet instituiconale. Gjithacka duhet drejtuar te zyra e kryeminsitrit. Ai dhe vetëm ai të mbajë përgjegjësi për atë cfarë po ndodh“
ORA 11.27 : GJERMENI: TOPI TE ULE PALET E TE GJENDET ZGJIDHJA
Deputetja Eglantina Gjermeni i bën thirrje presidentit që të ulë palët në tavolinë për të zgjidhur situatën në mënyrën më të mirë të mundshme. Në një prononcim për NEWS24 Gjermeni thotë se “është momenti që presidenti të ketë rolin kyc.. dhe nuk duhet të vonohemi pasi këta njerëz (duke iu referuar grevistëve) po vujanë dhe kërkohet një zgjidhje.
Duke informuar për grevistin i cili dje u shtrua në spital, Gjermeni thotë se 45 vjecari nga Tirana duhet të qëndrojë nën vëzhgimin e mjekëve dhe për 24 orë të tjera

ORA 10.40: ANILA BASHA RAPORTON: GREVISTET TE MIREORGANIZUAR, NEN MBIKQYRJEN E MJEKEVE
Drejtoresha e “Gazeta Shqiptare” dhe gazetarja NEWS24 e cila do të qëndrojë brenda cadrave të grevistëve 24 orë për të raportuar mbi atë cka ndodh brenda, tha se grevistët janë të mirëorganizuar. Grevistët janë të vendosur në cadra sipas qyteteve dhe qarqeve që ato përfaqësojnë, si dhe ka një shërbim të jashtëzakonshëm sa I përket higjenës brenda kampit.
Gjatë mbrëmjes, Basha raporton, se gjendja e grevistëve ka qenë nën kontroll dhe është monitoruar nga mjekët. Pak më rëndë ka qenë gjëndja e deputetit Blendi Klosi, i cili është diabetik. Ai ka marrë serum. Basha thotë se grevistëve u shërbehet një lloj uji i cili mban vitaminat e nevojshme për grevistët të cilët që prej 30 prillit janë në grevë urie.
ORA 09:30 DREJTORESHA E GSH REPORTAZH NE GREVEN E URIE
Drejtoresha e Gazeta Shqiptare, gazetarja e njohur Anila Basha ka hyrë në cadrat e grevistëve të urisë vendosur në qendër të Tiranës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë kryeministrisë. Në një prononcim për NEWS 24 para se të hynte në kampin e grevistëve Basha tha se do të qëndrojë aty “për të kuptuar sesi jetohet pa ngrënë për 24 orë, e aq më tepër, për 7 ditë me radhë sikurse ka ndodhur me ata grevistë..më pas këtë do t’ua tregojë lexuesve dhe shikueve
ORA 07:10 KODHELI: NUK KTHEHEMI MBRAPSHT
“Nuk do të kthehemi mbrapsht”- deklaroi deputetja socialiste Mimi Kodheli në një prononcim për NEWS24 nga cadrat e grevistëve në orët e para të mëngjesit të sotëm ( e premte).
“Fillimi i diskutimeve tona në tryezë fillon te hapja e kutive. Kjo është përgjigja jonë, që i kemi dhënë dhe Partive Popullore. Kemi 10 muaj që kemi kërkuar të dialogojmë me maxhorancën, por ky dialog duhej të ishte bazuar në vërtetësinë e zgjedhjeve të 28 qershorit. Populli shqiptar duhet ta dijë se qeveria dhe parlamenti janë me vota të cunguara. Ndaj kemi qenë gjithnjë të hapur për dialog, por duhen hapur kutitë që popullit të shikojë ku ka shkuar vota e tij”- tha zonja Kodheli duke iu përgjigjur apelit të djeshëm të Partia Popullore Europiane për rifillimin e dialogut.
Në protestën e djeshme të orës 18.00, (e përditshme që nga 30 prilli) Kryesocialisti Edi Rama akuzoi kryeministrin për asgjësimin e Kushtetutës, duke u shprehur se “ligji në Shqipëri bëhet nga interesat e oborrit të mbretërisë së pashpallur”.
Grupi parlamentar i PS nuk mori pjesë dje pasdite në seancën e Kuvendit ndërkohë para se të niste seanca një grup protestuesish të ardhur nga qytete si Shkodra, Lezha e Laci protestuan përpara Kuvendit, për të kërkuar hapjen e kutive dhe dhënien fund të rrënimit ekonomik.
6 MAJ ORA 20:17- DEPUTETET GREVISTE: NUK DOREZOHEMI
Deputetët grevistë që ndodhen sot në ditën e 7-të grevës së urisë deklarojnë se janë shumë mirënjohës për mbështetësit që cdo ditë vijnë në bulevard, ndërsa shtojnë që do të kenë nevojë për mbështetje pasi nuk do të dorëzohen.
Deputeti Ilir Beqja, deklaroi se protesta vazhdon pasi “Sali Berisha vodhi votat dhe me vjedhje sponsorizoi pushtetin e hajdutëve që vjedhin sot shqiptarët”. Ndërsa shtoi se “Jemi 200 vetë për të mbajtur gjallë votat e ngujuara në kuti”.
Ndërsa deputeti Arben Ahmetaj u shpreh se “bindja jonë dhe morali jonë është më e lartë se ditën e parë të grevës”, duke deklaruar se grevistët do të vazhdojnë të kërkojnë transparencën deri në fund.
“Kemi 10 muaj që kërkojmë cdo instrument për transparencën e kutive, të 200 grevistët janë të vendosur të vazhdojnë betejën e nisur” – theksoi Ahmetaj.
Në fjalën e tij, Deputeti i PS i bëri apel kryeministrit, “Të reflektojë Sali Berisha, kohën ja falim, po jo jetët e njerzve. Sali Berisha hap kutitë se nesër do të jetë vonë.”
ORA: 19:51- RAMA: Në BETEJë PëR Të JETUAR ME DINJITET
“Mirënjohje për të gjithë ata që po mbajnë trupin me ushqimin e aspiratave tona të mëdha, ky është shpirti i opozitës shqiptare që po provon me rezistencë të palëkundur ndaj presioneve e dhimbjeve, të vërtetën e saj. Ky stërmundim nuk është për të kërkuar privilegje por për të fituar të drejtën për të jetuar me dinjitet” deklaroi sot kryetari i opozitës, Edi Rama gjatë daljes së tij, sikurse cdo ditë, përpara mbështetëse të mbledhur në Bulevardin përpara selisë së kryeministrisë.
Ndërsa theksoi se gjendja e grevistëve po rëndohet nga momenti në moment , Rama u shpreh se 202 qytetarë po përballojnë një stërmundim , që sic tha ai, është turpi i kryeministrit që nuk ka zemër të ndjejë hallet dhe problemet e vendit.
“Gjendja e atyre që janë në këtë cadër po shkon duke u rënduar. Sot një tjetër grevist doli nga cadra me ambulancë, të tjerë janë në një gjendje aspak të lehtë, po përballojnë një stërmundim i cili është turpi i Sali Berishës dhe pushtetit të tij” theksoi Rama.
Kryesocialisti akuzoi kryeministrin për asgjësimin e Kushtetutës, duke u shprehur se “ligji në Shqipëri bëhet nga interesat e oborrit të mbretërisë së pashpallur”.
“Qytetarët e dëgjojnë cdo ditë Kushtetutën nga goja e politikanëve por nuk e gjejnë gjëkundi. Kushtetuta është asgjësuar, ligjin në Shqipëri e bëjnë interesat e oborrit të mbretërisë së pashpallur që po e përpijnë Shqipërinë, vetëm e vetëm që një grusht njerëzish të bëhen përditë e më të pasur” vazhdoi më tej kreu i opozitës.
Rama vuri theksin në protestën e 9 Majit duke ftuar qytetarët ti bashkohen opozitës për të festuar Ditën e Europës e sic tha ai, për ti dhënë fund fantazmave të fashizmit.
“Në 9 maj në orën 10:00 të gjithë qytetarët të vijnë këtu për të festuar ditën e Europës dhe për të dëshmuar një solidaritet edhe më të madh të gjithë atyre që janë në këtë cadër, të cilët janë zemra e kësaj proteste. Të shumtë janë ata që duan të hyjnë në këtë cadër për të mos lënë që kjo zemër të ndalet” u shpreh Rama ndërsa përsëriti vendosmërinë e opozitës për të cuar deri në fund kauzën e zbardhjes së të vërtetës së zgjedhjeve të 28 qershorit.
“Nuk do të zbrapsemi deri kur Kushtetuta dhe ligji të respektohen njëlloj për të gjithë” mbylli fjalën e tij kreu i opozitës.
(s.g/d.b/e.n/BalkanWeb)