Trafiku në kaos, shkak bllokimet e bulevardit
TIRANE-Trafiku në Tiranë vazhdon të mbetet problem. Sistemi i ri i qarkullimit të makinave si pasojë e punimeve në sheshin "Skënderbej", por edhe bllokimi që prej një jave i bulevardit "Dëshmorët e kombit", si pasojë e grevës së nisur nga deputetët socialistë dhe mbështetësit e tyre.
Bllokimi njëra pas tjetrës i rrugëve që hyjnë në sheshin "Skënderbej", por edhe bllokimi i bulevardit "Dëshmorët e Kombit" si dhe vazhdimi i tij përpara bashkisë për shkak të një tubimi të studentëve, ka bërë që ditën e djeshme trafiku të ishte në një kaos të vërtetë. Kryesisht, më problematik trafiku është në orët e para të mëngjesit, por ditën e djeshme ka qenë i rënduar për gjatë gjithë ditës, pasi bllokimi i plotë i bulevardit "Dëshmorët e Kombit" ka paralizuar gjithë lëvizjen e makinave, duke bllokuar akset e Unazës së vogël, por edhe asaj të mesme. Sipas drejtuesve të automjeteve, shkaktar për trafikun nuk është vetëm devijimi i lëvizjes në disa akse që lidhen me sheshin "Skënderbej", por më shumë po vjen nga bllokimi i bulevardit kryesor "Dëshmorët e Kombit", por edhe nga protestat e herëpashershme që bëhen në akse të tjera.
Ndërkohë, për normalizimin e qarkullimit në kryeqytet, prefekti Keltis Kruja, por edhe drejtori i Policisë së Tiranës i kanë nisur shkresa kryebashkiakut Rama për të zhbllokuar sa më parë bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
(d.b/GSH/BalkanWeb)