Opozita protestat nisin nga Elbasani pritet me 26 nentor Qamil Xhani
Javen e fundit te nentorit Partia Socialiste pritet te nise protestat ne gjithe vendin. Burime nga selia roze bejne te ditur se Opozita e Bashkuar do te sjelle ne qender te vemendjes dhe nje here problematiken qe ka te beje me transparencen dhe me situaten ne te cilen ndodhet vendi. Paraprakisht eshte zgjedhur qyteti i Elbasanit si vendi ku mund te nise seria e protestave te opozites. Eksponentet te se majtes kane aluduar se data me e mundshme eshte ajo e 26 nentorit. Nje fakt te tille e ka bere anetarja e kryesise njeheresh deputete e ketij qarku Valentina Leskaj ne nje takim me te rinjte disa dite me pare. Nisja e protestave eshte konceptuar nga ana e te majtes dhe si nje kontrast me atmosferen festive te fundmuajit qe pritet te behet nga mazhoranca. Nderkohe drejtuesit e larte te PS-se jane rezervuar qe te japin nje date te sakte per nisjen e protestave duke qene se klasa politike eshte ende ne nje proces negociatash. Edhe pse jo zyrtarisht negociatat quhen te hapura nga Partia Socialiste qe nga momenti qe kryetari i PS-se Edi Rama deklaroi ne mbledhjen e Asamblese se opozita heq dore nga fletet e votimit. Qe nga ky momente drejtuesit e opozites jane ne pritje te nje pergjigje nga mazhoranca qeverisese. Por ndersa ngerci politik duket se eshte peng i procedurave aleatet e Partise Socialiste kane kerkuar qe opozita te behet gati per protesta. Perfaqesuesit e Opozites se Bashkuar si Spartak Ngjela Prec Zogaj dhe Nard Ndoka kane deklaruar me shume se nje here se duhet te rinisin protestat. Qellimi i protestave sipas perfaqesuesve te mazhorances eshte detyrimi i qeverise qe te largohet. Transparenca e zgjedhjeve situata ekonomike problemet me pushtetin vendor dhe ne sere ceshtjes qe jane ngritur nga opozita me forte gjate ketyre koheve do te jene dhe motivet kryesore qe do te shoqerojne keto tubime te Opozites se Bashkuar. Ne takimet e Partise Socialiste do te jene te pranishem te gjithe anetaret e koalicionit. Nderkohe qe nje pjese e tyre si PDS-ja kane shprehur rezerva te qarta per taktiken e ndjekur nga kryetari i PS-se Edi Rama duke kerkuar qe PS-ja te mos beje terheqje te njepasnjeshme nga kerkesat e saj per transparencen. Nisja e protestave te PS-se eshte vec akuzave ndaj qeverisjes pitet te jete dhe nje testim dhe parapergatitje e opozites per zgjedhjet e ardhshme vendore. Nje mbeshtetje e forte e protestave te PS-se pritet te jete dhe pushteti vendor. Bashkite dhe komunat e majta kane deklaruar se jane me te prekurat nga ligji per pagimin e kasave fiskale per biznesin duke paralajmeruar protesta te pafundme ne menyre qe ligji per taksat te mos gjeje zbatim.
Pergatitjet
Javen e fundit te nentorit Partia Socialiste pritet te nis protestat ne gjithe vendin. Burime nga selia roze bejne te ditur se Opozita e Bashkuar do te sjelle ne qender te vemendjes dhe nje here problematiken qe ka te beje me transparencen dhe me situaten ne te cilen ndodhet vendi.