E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bota e muzikes dhe fitimet e saj marramendese

Tregu diskografik ka ndryshuar. 60-vjecaret mbushin stadiumet CD blihen ne supermarket dhe cmimet e biletave jane trefishuar. Mireserdhet ne boten e muzikes qe duhej te ishte ne krize te thelle ekonomike por qe ka treguar se gezon shendet te plote. Artistet aktualisht fitojne shume here me teper se me pare

Turi Monster Ball i Lady Gaga-s eshte i jashtezakonshem edhe per nga menyra se si eshte konceptuar dhe organizuar. Ne qender te tij eshte monstra e momentit Lady Gaga qe po kerkon vazhdimisht te dhuroje spektakel e ndihmuar edhe nga nje piano ne flake veshje te cuditshme dhe nje skuader e madhe kercimi. Biletat edhe pse kushtonin 100 dollare ishin shitur prej kohesh. Mireserdhet ne boten e muzikes qe praktikisht duhej te ishte e zhytur ne nje krize te thelle. Ne dhjete vitet e fundit shitjet e disqeve kane rene shume. Vjedhja e kengeve permes rrugeve te ndryshme dixhitale dhe fundi i ciklit per blerjen e CD-ve qe zevendesonin kasetat e vjetra i kane dhene nje goditje te madhe ketij sektori. Shitja e muzikes online nuk mjafton per te kompensuar humbjet. Ne sektorin e iTunes perdoruesit zakonisht preferojne te blejne nje kenge te vetme ate qe u pelqen me shume sesa te gjithe albumin. Sot muzika kushton me pak se ne kohen e CD-ve por tregu eshte i bllokuar. Nga fillimi i vitit amerikanet kane blere ne iTunes 814 milione pjese dixhitale gjashte milione me pak se vitin e kaluar. Me daljen ne treg te Ipadit dhe ofertes prej 250 mije aplikacionesh reparti muzikor i iTunes nuk eshte me nje element terheqes per Apple. Megjithate biznesi muzikor ka treguar se eshte ne gjendje te mire.

Koncertet dhe bluzat

Sot ka mundesi te reja fitimi per artistet dhe shtepite diskografike. Tregu nuk po vdes thjesht po ndryshon. Bumi me fitimprures eshte ai i muzikes dal vivo. Mes viteve 1999 dhe 2009 ne SHBA te ardhurat nga koncertet live jane trefishuar nga 1.5 ne 4.6 miliarde dollare. Por ai qe ka mbetur i pandryshueshem eshte publiku jane te njejtet njerez por qe paguajne gjithmone e me shume. Ne vitin 1996 nje bilete per nje nga 100 koncertet me te mira te vitit kushtonte mesatarisht 25.81 dollare. Nese cmimet do te rriteshin perkrah inflacionit vitin e kaluar cmimi mesatar i nje bilete duhej te ishte 35.30 dollare. Perkundrazi nuk gjeje bilete me poshte se 62.57 dollareshit. Cmimi mesatar per nje bilete te turit boteror te Madones ne vitin 2009 ishte 114 dollare ndersa per SimonampGarfunkel shkoi ne 169 dollare. Fansat ankohen por vazhdojne te blejne bileta pareshtur madje edhe bluzat dhe gjithe objektet e tjera te nevojshme per nje koncert te permasave gjigante. Bravado eshte nje kompani qe prodhon shet bluza dhe aksesore. Xhiroja e saj vjetore qe nga viti 2007 qekur u ble nga Universal Music Grup thuajse eshte dyfishuar. Ka nenshkruar qindra kontrata te reja dhe i ka dhene nje ide te re tregut te botes muzikore. Riperpunimi i Exile on main street albumit te Rolling Stones te vitit 1972 u shoqerua nga nje fushate qe tregoi edhe njehere se sa e larget eshte koha kur shiteshin vetem bluza me emrin e albumit dhe grupit. Bravado per kete rast prodhoi me shume se 100 artikujt nga kapelat e bejzollit te mbajteset e celesave apo cantat e shkolles. Po ashtu pervec bluzave klasike me kopertinen e albumit stampuar ne qender hodhi ne treg edhe nje linje veshjesh shume te shtrenjte me stilin e rrobave te veshura nga anetaret e bandes se Rolling Stones ne fillim te viteve lsquo70-te. Produktet e saj i shperndau ne lloje te ndryshme dyqanesh nga magazinat e medha si Target tek ato me te sofistikuara si Bloomingdale. Nga ana tjeter sot muzika eshte bere nje burim i arte ne biznes. Rolling Stones jane shume te zotet per te gjetur sponsor. Sipas nje vleresimi te bere nga agjencia IEG qe ben kerkime tregu kete vit vlera e sponsorizimeve muzikore ne Ameriken e Veriut do te arrije ne 1.74 miliarde dollare ne rritje ne krahasim me 1.38 miliarde ne 2006-n.

Rrjeti

Partneri me i mire i muzikes eshte televizioni. Mjafton te ulesh nje nate perpara televizorit dhe te shikosh se sa here degjohet nje muzike ne sfond thote Jeremy Lascelles drejtori ekzekutiv Chrysalis nje firme shperndarjeje e lidhur me EMI-n. Pervecse nga publiciteti fitimet televizive per shtepite diskografike jane te perfshira ne koston e abonimeve te televizioneve me pagese. Nje model i ngjashem po perhapet edhe ne internet. Dhe nese arrihet te eliminohet shkarkimi ilegal i kengeve dhe degjimi i tyre te behet online kjo do te ndikoje shume pozitivisht te sektori muzikor qe mund te sjelle edhe fitime miliona dollaresh. Megjithate pirateria mbetet akoma nje plage te ciles i duhet kohe per tu mbyllur. Sipas kerkimeve te bera nga kompani qe merren me kete pune mendohet se 19 kenge nga 20 te tilla shkarkohen ilegalisht nga interneti. Kryesisht te rinjte dhe adoleshentet jane ata qe merren me shume me kete pune tregojne sondazhet sepse ata preferojne muziken e bere prej bashkemoshatareve te tyre qe tregon per eksperienca dhe emocione me afer tyre. Keshtu pra te rinjte vjedhin ne internet artistet e rinj ndersa fansat ne moshe me te madhe vazhdojne akoma te blejne CD. Kina dhe me pas SHBA dhe Hungaria jane vendet qe mbajne rekordin per shitjen e CD muzikore. Pra ne nje fare menyre tregu muzikor nuk po vdes thjesht po plaket. Ne vitin 2002 ne Britanine e Madhe ata qe blinin albume ne 16.6 per qind te rasteve ishin te rinj nga 12 deri ne 19 vjec ndersa te 60-vjecaret kjo perqindje shkonte ne 18.8 per qind. Albumi me i shitur ne SHBA nga viti 2000 deri me sot eshte 1 nje permbledhje suksesesh te medha te Beatles ne vend te pare ne vitet lsquo70-te. Edhe ne Britanine e Madhe vitin e kaluar kater nga dhjete albumet me te shitura ne SHBA ishin te Beatles ndersa ne vend te pare ishte nje permbledhje kengesh te Vera Lynn nje kengetare qe sot eshte 92 vjec. Ne 2009 disku me i shitur ne bote ishte I dreamed a dream i skocezes Susan Boyle. Plakja e tregut muzikor britanik eshte pershpejtuar edhe nga faktore te tjere kjo sepse nje pjese e madhe e CD-ve shiten edhe neper supermarkete. Pikerisht keto te fundit frekuentohen shpesh nga personat e moshes se trete. Por pesha gjithmone e ne rrije e konsumatoreve te moshuar ne tregun muzikor shkon pertej CD-ve te blera ne dyqane. Shume prej artisteve qe arrijne te mbushin stadiumet neper koncerte jane te moshuar tregon Rob Halet president i turit nderkombetar te AEG LIVE. Ne vitin e kaluar koncertet me suksesin me te madh ne SHBA kane qene ata te U2 mesatarja 49 vjec Bruce Springsteen 61 vjec apo Elton John 63 vjec.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›