E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli opozites Integrimi nuk pranon kushte te mos humbim me kohe

“Integrimi nuk pranon kushte dhe mazhoranca nuk vendos kushte për të. Ne jemi shqiptarë, ne jemi evropianë”.

Kjo ishte thirrja që i ka drejtuar opozitës në Kuvend, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, duke shtuar se axhenda e Bashkimit Evropian, kërkon sot edhe votën e saj.

“Ligjet e axhendës kërkojnë 84 vota. Votoni. Sytë e shqiptarëve janë drejtuar nga kjo sallë. Çdo deputet në këtë sallë mban përgjegjësi për integrimin. Zëri i secilit deputet të Partisë Socialiste është i rëndësishëm”, shtoi ajo.

Topalli ka shtuar më pas se Shqipëria ka humbur dy vite nga bojkoti i opozitës dhe nuk e ka luksin që të humbë edhe një vit tjetër.

“Ne nuk jemi një popull që rrimë duarkryq, ne jemi një popull që i bëjmë gjërat të ndodhin. Ne jemi patriotë. Nuk e bllokojmë Shqipërinë. Votoni”, iu është drejtuar ajo më pas deputetëve të opozitës në Kuvend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›