E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita ruse kërkon lirimin e aktivistëve

Qindra mbështetës të opozitës janë mbledhur të enjten në qendër të Moskës për të kërkuar nga autoritetet ruse lirimin e aktivistëve, të arrestuar gjatë protestave që kundërshtonin inaugurimin e Vladimir Putinit në postin e presidentit.

Brohoritja kryesore e tyre ka qenë "Rusia pa Putinin". Të paktën 14 aktivistë janë nën hetime, përfshirë 12 në paraburgim në lidhje me protestat e 6 majit, të cilat janë shoqëruar me përleshje mes policisë dhe demonstruesve.

Udhëheqësi i opozitës, Sergei Udaltsov, ka thënë të enjten se "nuk ka kompromis të mundshëm pas këtyre arrestimeve".

Aktivistja Maria Baranova u ka bërë thirrje protestuesve të bashkohen kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Tubimi i sanksionuar është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie.

Putin ka marrë mandatin e tretë presidencial më 7 maj. Ai ka shërbyer në postin e presidentit të Rusisë edhe në periudhën 2000-2008.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›